“Zyrat e deputetëve”, Byroja
nuk arrin të marrë vendim
Byroja e Kuvendit diskutoi dje mbi 3 projektet për hapjen e zyrave të deputetëve nëpër zonat zgjedhore. Propozimet kërkojnë zyra të njëjta brenda koalicionit, palët hezitojnë.
TIRANE- Byroja e Kuvendit diskutoi dje mbi 3 projektet për hapjen e zyrave të deputetëve nëpër zonat zgjedhore. Në bazë të një projekti të
OSBE-së, çdo zonë zgjedhore duhet që të ketë një zyrë për deputetët pasi ata janë të zgjedhur nga populli. Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla, paraqiti tri variantet për hapjen e këtyre zyrave sipas “Studimit të fizibilitetit për ngritjen e zyrave në zonat zgjedhore në Shqipëri”, të realizuar me mbështetjen e OSBE-së.
Propozimet konsistonin në: 12 zyra sipas qarqeve; 37 zyra për mazhorancën dhe 37 zyra për opozitën në 12 qarqe, si dhe hapjen e zyrave në bazë rrethi, ose 72 zyra në 36 rrethe. Sipas Shtyllës, synimi është që të hapen zyra me sa më pak shpenzime me qëllim që, Kuvendi i Shqipërisë të shkojë më pranë zgjedhësve. Anëtarët e Byrosë ndanë mendime mbi përparësitë e variantit të tretë dhe për këtë çështje në vijim do i kërkohet mendim grupeve parlamentare.
DebatiPavarësisht se mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se ndërmjet palëve është parë një hezitim përsa i përket miratimit të vendimit për ngritjen e zyrave të deputetëve. Kjo pasi propozimet konsistonin që partitë brenda mazhorancës të kishin një zyrë të përbashkët deputeti. Kjo gjë nuk i ka shkuar shumë përshtat deputetëve të të dyja palëve, pasi diskutimet me militantët e tyre duan që t’i bëjnë në mënyrë “sekrete”. Pra deputeti i Partisë Demokratike nuk kërkon që bisedimet me militantët t’i bëj në prani të deputetit të Partisë Republikane apo të PDIU-së.
Por kjo mosmarrëveshje është edhe më e spikatur tek mazhoranca. Kjo pasi LSI ka një numër të madhe deputetësh të shpërndarë në 6 qarqe të vendit, pra do të ndajë zyrat elektorale në gjysmën e zonave zgjedhore në vend. Kësisoj, kjo gjë nuk i ka shkuar përshtat të dyja palëve pasi secila parti kërkon privatësinë e saj në diskutimet me militantët. Kësisoj është vendosur që këtë çështje anëtarët e Byros ta zgjidhin nëpërmjet mendimeve të grupeve parlamentare pasi dakordësia në mbledhjen e djeshme nuk u arrit.
Shkrimi u publikua sot,8 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.1%
-
Jo
46.5%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 7095
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15