Anëtari i Gjykatës së Lartë Andi Celiku jep dorëheqjen nga ky pozicion duke u shprehur se i ka mbaruar mandati.
Për largimin nga detyra të Celikut i cili ka qënë relator i çështjes 'Doshi' është njoftuar edhe presidenti Meta.
Pak kohë më parë në 29 shtator në zbatim të detyrimeve kushtetuese, Kryetari i Gjykatës së Lartë, , thirri mbledhjen e trupës së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, në të cilën kërkoi deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarëve Aleksandër Muskaj, Evelina Qirjako, Guxim Zenelaj, Arjana Fullani dhe Andi Çeliku.
Kryetari i Gjykatës së Lartë, me shkresën nr. 2859 datë 30.06.2017, ka njoftuar Presidentin e Republikës, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për vendimmarrjen e trupës gjyqësore të Gjykatës së Lartë lidhur me mbarimin e mandatit të këtyre gjyqtarëve, duke theksuar se, sipas ndryshimeve të reja kushtetuese, dhe konkretisht pikës 5 të nenit 136 të Kushtetutës, gjyqtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit.
Ndërkohë, katër prej gjyqtarëve të sipërpërmendur i kanë paraqitur Kryetarit të Gjykatës së Lartë, përkatësisht në datat 28.07.2017 dhe 31.07.2017, në mënyrë individuale, një shkresë më anë të së cilës njoftojnë dorëzimin e detyrës si anëtarë të Gjykatës së Lartë për shkak të mbarimit të mandatit.
'Sot më datë 06.10.2017, me të njëjtat argumenta Z. Andi Çeliku i paraqiti Kryetarit të Gjykatës së Lartë shkresën më anë të së cilës njofton dorëzimin e detyrës si anëtar i Gjykatës së Lartë' thuhet në njoftimin për mediat.
Përgjysmohet Gjykata e Lartë, nga 19 mbeten 9 anëtarë
Në morinë e 20 mijë dosjeve të prapambetura për tu gjykuar gjykata e lartë vihet sërish në një situatë të vështirë pasi nga 19 anëtarë asaj i mbesin më pak se gjysma, vetëm 9-të. Këtë të premte ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme edhe anëtari Andi Çeliku me argumentin se atij i ka mbaruar mandati dhe s’do të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjen e zëvendësuesit të tij. Ndërsa zëvendësuesit në Gjykatën e Lartë nuk mund të zgjidhen pa kaluar vettingun procesi i cili është ende pa rezultate.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com