Media elitare, ‘Le Figaro’ i ka bërë jehonë rivierës shqiptare. Artikullin e ndan edhe kryeministri Rama në Facebook ku shkruan se Shqipëria është padiskutim destinacioni i këaj vere.
“Në syrin e një prej mediave më elitare franceze siç është “Le Figaro” Shqipëria është pa diskutim destinacioni i kësaj vere, duke iu servirur lexuesve një qëmtim të kujdesshëm të destinacioneve që përfshin shumëçka, dhe jo veç për pushimet verore, por me zonat e mbrojtura dhe sitet kulturore ofron zgjatjen e sezonit përtej verës, në një turizëm gjithëvjetor i cili është kthyer në realitet të prekshëm nga kushdo.”- shkruan Rama
Artikulli i plotë:
I çliruar nga zinxhirët stalinistë, “vendi i Shqiponjave” rishfaqet pa e humbur shpirtin. Nga mbetjet e lashta të qyteteve mijëravjeçare e deri te hapësirat e ruajtura natyrore, Shqipëria është një vendi ideal për pushime të qeta.
Gërshetimi i arkitekturës italiane me atë komuniste ku nuk duhen lënë pa vizituar sheshi Skënderbej, xhamia e Namazgjasë apo Kulla e Sahatit. Më pas një udhëtim drejt Beratit që konsiderohet një mrekulli e trashëgimisë osmane, qyteti i 1 mijë dritareve i listuar si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Pas tij, sugjerohet qyteti i gurtë i Gjirokastrës me kështjellën e saj mesjetare. Gazetarja sugjeron muzetë dhe vizitën në pazarin karakteristik por edhe thekson se është vendlindja e shkrimtarit të shquar Ismail Kadaresë, por edhe e diktatorit Enver Hoxha.
Në fund Saranda një vendpushim fantastik në Rivierën Shqiptare. Por “Le Figaro” sugjeron edhe një tjetër itinerar për lexuesit e saj. Nga Tirana drejt Pogradecit për të shijuar Linin dhe ujërat e liqenit të Ohrit. Më pas Rehova në Kolonjë për të dalë tek ujërat termale të Bënjës në Përmet. Udhëtimi mund të vijojë drejt Llogarasë dhe për të vijuar në bregdetin e Vlorës. Ajo që nuk mungon asnjëherë përveç ushqimeve tradicionale si byreku e rakia, është mikëpritja e pakursyer e shqiptarëve.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66.3%
-
Të gabuar
23%
-
Nuk kam mendim
10.7%
Vota total: 1836
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kablli Shqipëri- Itali - EBA, përfshihen gjigandët “Taqa” dhe “Terna”! Ministri i EBA: Bëhen bashkë bollëku shqiptar dhe ndërlidhja e Italisë
16 Janar, 18:19
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36
-
Ish Vila e Enver Hoxhës tani rezidencë për artistët shqiptar e të huaj, Rama: Do jetë shtëpi e 'degjenerimit modernist', ish-diktatori do ‘rrotullohet në varr’
16 Janar, 16:28
-
Kryeministri Rama nesër takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
16 Janar, 15:57
-
Berisha: Rama ia dha Sazanin dhëndrit të Trump për influencë politike! Shpërblim atyre që tregojnë pronat e zyrtarëve! Ulja në gjunjë ndaj Melonit? Teatralitet!
16 Janar, 12:52
-
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Me strukturë hoteliere e pistë për helikopterët në tarracë! Rama e ministrja inspektojnë punimet
16 Janar, 12:24
-
NYT: Shqipëria dritë jeshile projektit të Jared Kushner ndërsa Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë! Qeveria do pastrojë ishullin nga municionet
16 Janar, 11:29
-
Çfarë ka pas marrëveshjes 1 miliard euro Rama - Meloni me Emiratet Arabe
16 Janar, 11:24
-
‘U bëre bozë çdo ditë në ekran’, Rama ‘debat’ me komentuesin: Për mua dita nis me ty, askush nuk është i detyruar të më ndjekë! Do them të vërtetat
16 Janar, 10:29
-
Mero Baze: 35 me 14
16 Janar, 07:12
-
'Bën biznes vetëm me arabët', Rama i përgjigjet komentuesit: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë
15 Janar, 18:29
-
Firmoset marrëveshja Shqipëri-Itali-Emiratet Arabe për linjën nënujore të transmetimit të energjisë! Rama: 1 mld euro investimi, gati brenda 3 viteve! Synojmë të jemi lojtar kyç në rajon
15 Janar, 09:55
te keqen e zinxhireve stalinist, keta zinxhiret e sotem na kane bere mos e shohim as ne enderr rivieren tone...
PërgjigjuShqiperia eshte e cliruar nga zinxhiret Stalinist, Nazist, Monarkist, Imperialist etj, etj.
Përgjigju