Emisioni "Le Iene" ka transmetuar një reportazh për drogën e Lazaratit ndërsa tregon rrugën që ndiqet në mënyrë që lenda narkotike të mbërrijnë në Europë.
Sipas gazetarit italian kjo rruge nuk është as nëpërmjet portit të Durresit dhe as te Vlorës, por nëpërmjet portit të Igumenicës në Greqi. Në reportazh flitet se rruga nga Janina për në Igumenicë kontrollohet nga police që kanë marrëveshje me trafikantët.
“Këta policë si shqiptarë ashtu edhe grek paguhen mire nga trafikantet e drogës. Presioni financiar nga aktiviteti kriminal shkon deri në atë pikë sa për të korruptuar institucionet madje edhe policinë”, theksohet në reportazhin e transpetuar në emisionin "Le Iene" .
Madje në një pjesë tregohet dhe presioni që iu bëhet gazetrit italian dhe grupit të tij për të marrë materialin video të filmuar.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)