Gazeta prestigjioze franceze “Le Monde” ka publikuar një artikull ku trajton zhvillimet aktuale në veri të Kosovës dhe reagimet ndërkombëtare ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Përkundër presionit të madh perëndimor, aty thuhet se Kurti vazhdon të hezitojë të organizojë zgjedhje të reja në komunat me shumicë serbe në pjesën veriore të vendit, pavarësisht se po përballet me presionin në rritje nga fuqitë perëndimore. Në këtë shkrim, Kurti kritikohet ashpër për ‘heshtjen’ ndaj thirrjeve perëndimore duke rrezikuar kështu konfrontimin me aleatët më të mëdhenj të Kosovës.
Gazeta e njohur franceze e nisë artikullin me titull “Albin Kurti, kryeministri jo fleksibil i Kosovës”. Ndërsa në nëntitull thuhet se pavarësisht presionit të madh ndërkombëtarë, kryeministri Kurti “heziton të organizojë zgjedhje të reja në komunat me shumicë serbe në veri të vendit”. “Me gjithë presionin perëndimor, kreu i qeverisë kosovare heziton të organizojë zgjedhje të reja në komunat me shumicë serbe në veri të vendit.” Le Monde fokusohet në heshtjen e Kurtit i cili ende nuk ka dhënë një afat kohor të qartë për zgjedhjet e reja në katër komunat e veriut të Kosovës.
“Albin Kurti mund t'i përgjigjet një pyetjeje të përsëritur tre herë me një jo të thjeshtë, pa thirrje, pastaj të shpalosë mesazhin e tij pa ju dëgjuar më, duke ditur të qëndrojë i qetë, i sjellshëm dhe thellësisht jofleksibil”, - shkruan ‘Le Monde’.
Aty thuhet se strategjia e Kurtit për të sfiduar paradigmën e stabilitetit të mbrojtur nga fuqitë perëndimore ka ngritur alarmin tek liderët evropianë. Mediumi francez përshkruan më tej kronologjinë e zhvillimeve dhe qëndrimin ‘jo fleksibil të Kurtit’ që çoi në një “konfrontim të paprecedentë mes tij dhe fuqive perëndimore që luajtën një rol të rëndësishëm në pavarësinë e Kosovës.”
“Duke vonuar perëndimorët, z. Kurti, 48 vjeç, rrezizkontë nisë një konfrontim të paprecedentë me fuqitë të cilat megjithatë lejuan pavarësinë e këtij vendi të vogël ballkanik duke ndërhyrë, në vitin 1999, kundër ushtrisë serbe, më pas në mbështetjen e shpalljes së pavarësisë së saj në 2008. Asnjëherë më parë nuk janë parë kërcënime për sanksione dhe reprezalje kundër Prishtinës, por z. Kurti përgjigjet se “Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor”, - shkruan ‘Le Monde’.
Pavarësisht se emisarët nga Brukseli dhe Uashingtoni i kërkuan atij që të mbajë zgjedhjet deri në korrik, Kurti këmbëngul në vendosjen e parimeve me Beogradin përpara se të vazhdojë me obligimet.
“Ai e siguron atë "se nuk i është vënë ultimatum në tryezë" nga perëndimorët dhe përkohësisht për rreziqet e rrëshqitjes: "Situata është qetësuar. Ai nuk është më i qartë për krijimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe, që supozohet t'i jepte një formë autonomie kësaj pakice, ndërsa diplomati amerikan përgjegjës për Ballkanin, Gabriel Escobar, i dha atij afat deri të premten për të paraqitur një plan”, thuhet më tej në artikull.
Kritikët, duke përfshirë ish-kolegun e Kurtit, Visar Ymeri, shprehen shqetësime për autoritarizmin dhe tendencat e tij populiste dhe konfliktit të mundshëm midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, i cili i ka thënë mediumit francez se Kurti ‘çdoherë ka qenë kokëfortë’.
“Kurti pa ndjenja? ‘Ai ka qenë gjithmonë kokëfortë,’ thotë Visar Ymeri, një ish-bashkudhëtar që udhëhoqi partinë e tij, Vetëvendosje!, për disa vite përpara se të përplaste derën, duke e qortuar, si shumë të tjerë, për autoritarizmin e tij dhe një formë lëvizjeje populiste. - thuhet mes tjerash.
Artikulli përmend edhe draf-statutin për modelin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të propozuar nga kryeministri Edi Rama.
“Edhe pse i lidhur me Partinë Socialdemokrate Evropiane si ai vetë, edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është i dëshpëruar nga mosfleksibiliteti i homologut të tij kosovar me të cilin mban marrëdhënie të stuhishme. Të enjten, ai vetë bëri një propozim për një dalje nga kriza, gjest i kritikuar nga trupat e zotit Kurti”, thuhet aty./Nacionale
Prestigjozja The New Yor Times, nje muaj me pare publikoi "The President, the Soccer Hooligans and an Underworld ‘House of Horrors’". Dhe nuk do shume mend te kuptosh se ne cfare kategorie duhet dikush qe te jete "partner" i Vucic, le ti mbas anen: njesoj ose me keq!
PërgjigjuDuhet kaluar nje ligj sekret, si draft statuti i rames. Serb eshte qimja ose qimet e burrit midis kembeve, perpara dhe ne mes te belit te ngjitur me gjylet rrethore qe ka burri shqiptar! Serbi ka lloje te ndryshme formash, por vecanerisht kacurrel! Vendndodhja e serbit eshte perreth vucicit qe po ashtu eshte i afer me gjylet rrethore te burrit shqiptar. Ky eshte nje ligj sekret si draft-statuti i Rames! ????????????
Përgjigju