Le Monde: Varri masiv në Rashka
mund të jetë më i madhi në Serbi

Le Monde: Varri masiv në Rashka<br />mund të jetë më i madhi në Serbi
Puna për gjetjen e eshtrave të të zhdukurve gjatë luftës së Kosovës kanë nisur në muajin prill në Serbinë jugperëndimore. Deri më tani janë gjetur 21 trupa të të zhdukurve shqiptare. Vetëm 17 trupa u gjetën ditën e djeshme. Sipas të përditshmes franceze “Le Monde”, janë duke u bërë dhe testet e ADN-së për 4 mbetje skeletore.

Ka shumë gjasa që kjo varrezë masive të përmbajë mbi 250 viktima shqiptarë të Kosovës. Zhvarrosja filloi në fund të prillit, pas shkatërrimit të një ndërtese që është ndërtuar pas luftës, ku dyshohet se është dhe varri masiv, i cili u zbulua në maj të viti 2010.

Sipas “Le Monde” nëse kjo varrezë masive do të dëshmohet, do të ishte një nga ato më të mëdhatë të zbuluara ndonjëherë në Serbi pas Batajnicë afër Beogradit, ku u zbuluan më shumë se 700 trupat shqiptar, në vitin 2001.

“Le Monde” shton më tej se Prokurori serb për krimet e luftës, VladimirVukçeviç, kishte shpjeguar se trupat ishin varrosur fillimisht në tre vende të ndryshme në territorin e Kosovës, para se të zhvarroseshin sërish dhe transportoheshin në Rudnicë, për t’i fshehur këto krime. Një ish zëvendës ministër i Brendshëm serb, VlastimirGjorgjeviç, i dënuar nga Gjykata Penale Ndërkombtare për ish Jugosllavinë (ICTY) me 18 vjet burg për krime të luftës në Kosovë, besohet të ketë urdhëruar transferimin e kufomave.

Në përgjithësi, më shumë 800 trupa të shqiptarëve të Kosovës u zhvarrosën nga tre varrezat masive në Serbi në vitin 2001. Lufta në Kosovë shkaktoi rreth 13.000 viktima, shumica e shqiptarëve të Kosovës. Më shumë se 1,700 njerëz janë të zhdukur, viktimat janë kryesisht shqiptare, ka shkruar në fund “Le Monde”./Kosovapress/

Redaksia Online
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë