“Le ta bëjmë sërish të madh Las Vegasin”, Maywather pranon të ndeshet me Nurmagomedov

“Le ta bëjmë sërish të madh Las Vegasin”, Maywather pranon të ndeshet me Nurmagomedov

Kampioni amerikan i tërhequr i boksit, Floyd Mayweather, dhe Khabib Nurmagomedov, kampioni i UFC

“Le ta bëjmë sërish të madh Las Vegasin,”- me këtë shprehje kampioni amerikan i tërhequr i boksit, Floyd Mayweather, ka pranuar sfidën e Khabib Nurmagomedov, kampionit të UFC, për t’u ndeshur. 

Luftëtari nga dagestani pak ditë më parë mposhti McGregor në një përballje spektakolare që mbërtheu para ekranit miliona telespektatorë, duke e çuar në 27 numrin e fitoreve në karrierë, pa njohur ende asnjë humbje. Të hënën Khabib u shfaq papritur krahë për krahë me CEO-n e Mayweather dhe përfitoi për të sfiduar këtë të fundit duke thënë: 

“Le ta bëjmë Floyd, duhet të ndeshemi tani. 50 fitore pa një humbje ti, ndërsa 27 fitore pa asnjë humbje unë. Dy djem që nuk e njohin disfatën. Ta bëjmë, pse jo? Në xhungël ka vetëm një mbret, vetëm një, dhe ai jam unë.”

Kujtojmë që Mayweather është tërhequr nga boksi që prej gushtit të vitit të kaluar, pasi mposhti McGregor në një sfidë të paharruar për sportdashësit e këtij sporti. Më herët kampioni amerikan pati premtuar se do të kthehej sërish në ring në fund të këtij viti për t’u ndeshur me rivalin e vjetër të tij, Manny Pacquiao.

Gjithsesi sfida me Khabib nuk pritet të ndodhë së shpejti, pasi kampioni I peshave të lehta në UFC me gjasa do të marrë një dënim nga federata për sherrrin në fund të ndeshjes me pjestarët e ekipit të McGregor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik