Super Bowl Half Time Show në Miami nuk ka qenë kurrë kaq e ndezur më parë.
Dy këngëtaret latine Shakira dhe Jennifer Lopez shpalosën gjithë aftësinë e tyre artistike, që nga këndimi, vallëzimi i barkut, rrëshqitja në gju, vallëzimi pole, madje edhe rënia e baterië.
SipasBBC, dy këngëtaret latine sollën 20 këngë në vetëm 12 minuta plot me koreografi e balerinë.
"Hola Miami!" bërtiti Shakira e veshur me të kuqe duke mbajtur gjithë audiencën në këmbë duke kërcyer.
Në ditëlindjen e saj të 43-të ajo kishte një shpërthim absolut në skenë .
Lopez gjithashtu këndoi hitin Let's Let's Loud me vajzën e saj të vogël 11-vjeçare Emme Maribel Muñiz.
E veshur me një kostum trupi prej lëkure, këngëtarja tregoi lëvizjet e saj të vrullshme të vallëzimit, si edhe tregoi momente nga lëvizjet në tub nga filmi “Hustlers”.
Gjithashtu shfaqja e Lopez kishte ngjyrime politike, pasi ajo doli me një veshje të flamurit Porto Rican, ku Trump nuk dha kujdesisn e nevojshëm pas shkatërrimit nga dy uragane në vitin 2017.
Lopez, e cila është me origjinë nga Porto Rican, më parë dhuroi 1 milion dollarë të ardhura nga rezidenca e saj në Las Vegas në përpjekjet e ndihmës.
Shfaqja gjithashtu përfshiu një pjesë të rëndësishme në kujtim të legjendës së basketbollit Kobe Bryant, i cili vdiq së bashku me vajzën e tij dhe shtatë të tjerë në një përplasje me helikopter fundjavën e kaluar.