Lea Ypi sjell në Shqipëri festivalin ‘Liri dhe transformim’: Kultura e trojeve shqiptare, pikëtakim interesant midis lindjes dhe perëndimit

Lea Ypi, pedagoge në Teori Politike në Shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër, prof.. Nderi në Filozofi në Universitetin Kombëtar Australian, autore e librit ‘Të Lirë’ përkthyer në 30 gjuhë të botës, sjell për herë të parë në vendin tonë "EA Festival, liri dhe transformim".

Një event dy ditor kulturor, mblodhi në Durrës, shkrimtarë, publicistë dhe mendimtarë nga Britania, që do diskutuan mbi historinë, të drejtat e njeriut, çështjet e sigurisë dhe migracionit, politikën dhe poezinë. Ypi shprehet e emocionuar për kthimin në vendlindje me këtë projekt që synon afrimin e lexuesve me letersinë e dy vendeve. 

“Nuk ishte e vështirë pjesa logjistike për mua pasi janë personazhe që i kam takuar në Angli në takime letrare. Ajo që është pak më e vështirë, është pjesa emocionale sepse unë jam nga Durrësi. Dita e parë e festivalit është në Durrës. Është qyteti i lindjes, i shumë kujtimeve dhe të kthehesh pas kaq shumë vitesh me një aktivitet kulturor në një qytet ku edhe je rritur nga ana kulturore, kthimi ka qenë më i vështirë. Janë dy ditë me debate me tema të ndryshme. Ideja ishte të sillnim disa personazhe të  njohur të fushave letrare, filozofike , të shkencave politike, të të drejtave të njeriut që diskutojnë për librat e  publikuara kohët e fundit dhe ja sjellin publikut durrsak me shpresën që do jetë fillimi i një dialogu interesant midis lexuesve dhe këtyre personazhe të jetës britanike”, tha Ypi.

Ypi tha se popujt njihen më mirë nëpërmjet kulturës, ndaj shpreson që këtë organizim ta ktheje në traditë.

“Shqipëria ka marrë gjithnjë e më tepër vëmendjen e të huajve. E keni parë edhe nga shifrat e rritjes turistike. Për mua një vend njihet më mirë kur njihet kultura e një vendi. Kultura e trojeve shqiptare është një pikë takimi interesant midis lindjes dhe perëndimit, midis kulturës islame dhe kristjane. Them se edhe për ata që e vizitojnë Shqipërinë e njohin më mirë nëse e qasin përmes kulturës. Disa nga autorët që janë pjesë e këtij festivali, janë autorë që kanë trajtuar tema që kanë lidhje me Ballkanin, Shqipërinë. Kjo është hera e parë që provuam që ta sjellim dhe në Shqipëri. Varet nga publiku, debatet”, tha autorja Lea Ypi. 

EA Festival ka realizuar me sukses dy bienale të festivalit “EA Festival” mbi letërsinë dhe idetë, dhe “EA Sustain” një ngjarje për ambientin, kulturën dhe sipërmarrjen në Anglinë Lindore. "EA Festival",  vjen në Shqipëri përgjatë Javës Kulturore Britanike, pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare, organizuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut