Serie A e futbollit në Itali mbylli të enjten raundin e 19-të. Dy ndeshjet e fundit nuk prodhuan fitues, teksa Milani bëri një hap fals në shtëpi duke barazuar 1-1 kundër Genoas. Po në barazim, por 2-2 u nda edhe sfida tjetër mes Cremoneses dhe Cagliarit. Në krye të renditjes qëndron Interi me 42 pikë, ndjekur nga Milani me 39 pikë dhe Napoli me 38 të tilla.

Në "San Siro", Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 kundër Genoas. Për kuqezinjtë ky ishte një hap fals në garën për titullin kampion. Sfida u zhbllokua pas 28 minutave lojë nga Genoa, me Colombon që shënoi pas asistit të Malinovskyt. Në fraksionin e dytë kuqezinjtë "u zgjuan" dhe reaguan, por goli i Pulisic u anulua për shkak të një prekje me dorë. Duhej minuta e dytë shtesë që Leao të vendoste ekuilibrat, por fundi i sfidës ishte dramatik. Në minutën e pestë shtesë Genoa fitoi penallti e cila u godit jashtë nga Stanciu, mirëpo Maignan, Pavlovic dhe Tomori u ndëshkuan me kartona të verdhë për protesta.

Në "Giovanni Zini" Cremonese dhe Cagliari barazuan 2-2. Ishin vendasit që shënuan dy herë në pjesën e parë me Johnsen dhe Vardy, por në fraksionin e dytë Adopo dhe Trepy barazuan gjithçka. Kështu, Cremonese dhe Cagliari ndajnë vendet 13-të dhe 14-të në renditje.

Tre ekipet e renditura më mirë, Inter, Milan dhe Napoli kanë një ndeshje më pak për shkak të impenjimit në Superkupën e Italisë (përfshi edhe Comon). Një ndeshje më pak kanë edhe Bologna, Parma, Lecce dhe Verona.

Serie A, raundi 19-të:

E enjte, 08 janar 2026

Cremonese 2-2 Cagliari

Milan 1-1 Genoa

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:22
VIDEO/ Spektakël me katër gola, Cremonese dhe Cagliari ndahen 2-2

1767947016_cagliari.JPG

Në "Giovanni Zini" Cremonese dhe Cagliari barazuan 2-2. Ishin vendasit që shënuan dy herë në pjesën e parë me Johnsen dhe Vardy, por në fraksionin e dytë Adopo dhe Trepy barazuan gjithçka. Kështu, Cremonese dhe Cagliari ndajnë vendet 13-të dhe 14-të në renditje.

Ora 09:20
VIDEO/ Milani bën hap fals në shtëpi, Genoa e ndal në barazimin 1-1! Miqtë gabojnë penallti në shtesë

1767946939_rafaelleao.JPG

Në "San Siro", Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 kundër Genoas. Për kuqezinjtë ky ishte një hap fals në garën për titullin kampion. Sfida u zhbllokua pas 28 minutave lojë nga Genoa, me Colombon që shënoi pas asistit të Malinovskyt. Në fraksionin e dytë kuqezinjtë "u zgjuan" dhe reaguan, por goli i Pulisic u anulua për shkak të një prekje me dorë. Duhej minuta e dytë shtesë që Leao të vendoste ekuilibrat, por fundi i sfidës ishte dramatik. Në minutën e pestë shtesë Genoa fitoi penallti e cila u godit jashtë nga Stanciu, mirëpo Maignan, Pavlovic dhe Tomori u ndëshkuan me kartona të verdhë për protesta.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 7 Janar, 22:17

    Si po e menaxhon qeveria situatën e përmbytjeve?