Ndonëse këpucët mund të vlerësohen si një objekt mjaft inteligjent për shkak se na mbrojnë dhe kujdesen për këmbët tona, teknologjia nuk lë kurrë vend pa përmisuar gjithçka. Në këtë rast, shkenctarët i kanë shndërruar këpucët në objekte inteligjente të afta për të drejtuar në rrugë njerëzit e verbër. Kjo shpikje është bërë nga një kompani indiane e quajtur ‘Ducere Technologies’ dhe këpucët janë pagëzuar me emrin Lechal për shkak të aplikacionit të google Map me të cilin bashkëvepron për të shërbyer njëkohësisht dhe si një guidë nëpër rrugët e qytetit.
Një mikroçip i vendosur në atlete lidhet me anë të bluetooth-it me telefonin e përdoruesve dhe kështu arrihet një bashkëpunim i ndërsjelltë dhe shumë efektiv. Pasi vendos destinacionin e vendit ku kërkon të shkosh sensorët të udhëzojnë nëse duhet të kthehesh djathtas apo majtas, në varësi të këmbës që nis të dridhet.
Kjo vlerësohet si një shpikje mjaft e rëndësishme që vjen rishtaz pas shumë zbulimeve teknologjike si telefonat inteligjentë, syzet inteligjente e tani më në fund dhe këpucët inteligjente, që mund të ndryshojnë përgjithmonë jetën e të vërberve por dhe njerëzve të zakonshëm që duan të eksplorojnë vende të panjohura.
I gjithë sekreti qëndron tek sholla që mund të çmontohet dhe të montohet tek çfarëdolloj këpuce dhe për të cilat dizenjuesit e tyre shprehen se janë antibakteriale dhe mund të lahen pa problem. Shpikësit e tyre shprehen se kanë ende për të përmisuar në funksionet e tyre që mund të mundësojnë monitorimin e statistikave të aktivitetit fizik, si përshembull, numrin e kalorive të djegura si dhe numrin e hapave e miljeve që përdoruesi i tyre bën.
Kjo mund të shërbejë dhe si matës performance për reduktimin e peshës. Këto këpucë kushtojnë vetëm 100 dollarë e mund të kenë funksion dhe për të zbuluar vendet të veçanta turistike kur ndodhesh në zona të caktuara.
/Shqiptarja.com

VIDEO