Duket sikur vitet kanë ngelur në vend për këngëtaren simpatike shqiptare Ledina Çelo. Bjondja me zërin e mrekullueshëm mbush sot 35 vjeç. Miq, të afërm dhe fansa të Ledinës i kanë uruar asaj ditëlindjen në faqen e saj në Facebook. Aktualisht këngëtarja Ledina Çelo jeton në Gjermani me djalin e saj Erlisin dhe bashkëshortin e saj Naimin. Këngët e saj klasifikohen në toplistat gjermane. Ato kanë supershitje në internet dhe numërojnë mijëra shikime në Youtube.
Ledina ka bërë me dije se shumë shpejt do të bëhet promovimi i tri këngëve të reja në anglisht dhe njëra prej tyre do të konkurrojë sërish në charts në Gjermani . Ajo i'u ka premtuar fansave të saj se është duke përfunduar gjtihashtu edhe një këngë të re në shqip.