Lefter Koka thirrje të zgjedhurve
vendorë:Merrni përgjegjësi për pyjet

Lefter Koka thirrje të zgjedhurve<br />vendorë:Merrni përgjegjësi për pyjet
Në  94 -vjetorin e Ditës së Shërbimit Pyjor  Shqiptar,  Ministri i Mjedisit Lefer Koka inspektoi  pyllëzimin dhe rehabilitimin e një prej zonave të degraduara në Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”. Ai gjithashtu përkujtoi edhe inxhinierin e parë të pyjeve në Shqipëri, Mete Shahun.
 
Në  përkujtimin e ditës së pyjeve nuk munguan as kritikiat ndaj bashkive të vendit që ende nuk kanë marrë përgjegjësitë e përcaktuara me ligj për ngritjen e drejtorive pyjore.
 
Investimi në Parkun Kombëtar të Dajtit ka sjellë rehabilitimin e ish -gurores me sipërfaqe totale prej 18 hektarë. Pas rehabilitimit të tokës, është realizuar edhe pyllëzimi me mbi 2000 mijë copë fidanë të llojit pishë e zezë, akacie, blir. Investimi bën të mundur eliminimin e ndikimeve negative të shkaktuara nga aktiviteti në të shkuarën i guroreve në Parkun Kombëtar të Dajtit, i shpallur zonë e mbrojtur.
 
27 Janar u shpall si “Dita e shërbimit pyjor shqiptar”, në kujtim të ditës së 27 Janarit të vitit 1923 kur u miratua “Ligji i parë shqiptar i pyjeve dhe kullotave”. Në historikun e pylltarisë shënohet krijimi për herë të parë I Ministrisë së Pyjeve, në vitin 1951  ndërsa në 1959 do të hapej  Fakulteti i Pyjeve, pranë Institutit të Lartë Bujqësor ku u diplomuan me  mijëra specialistë të ekonomisë pyjore.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë qëndrimin për Kapitullin 6! Pritet të hapet brenda vitit

Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë qëndrimin për Kapitullin 6! Pritet të hapet brenda vitit