Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur kandidatit të dorëhequr Lefter Maliqi, i cili një ditë më parë njoftoi kalimin me PS-në dhe daljen në fushatë për kryeministrin Edi Rama.
Edhe pse e përfshiu në listën e kandidatëve duke e renditur të tretin, sot Basha pranoi se përzgjedhja e tij ishte një gabim që bëri.
Kryedemokrati Basha u shpreh në “Top Story” se vendimi i duhur do të ishte që ai të mos ishte përfshirë fare në listë
"Vendimi i duhur është që të mos kishte qenë numri 3 i listës, dhe vendim më i drejtë do të kishte qenë që të mos ishte fare në listë”, tha Basha.
Një ditë më parë kandidati për deputeti në PD ne qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, i cili renditej i treti ne liste për zgjedhjet e 25 qershorit, dha dorëheqjen duke kaluar me PS-në.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com