Kandidati i koalicionit opozitar Berisha-Meta në bashkinë Kuçovë, Lefter Maliqi ka reaguar i revoltuar nga rezultati i numërimeve pasi është rreth 500 vota larg kandidatit të PS. Para mediave thotë se kishte manipulim të hapur.

Maliqi u shpreh se ka vënë në dijeni për të gjitha këto shkelje edhe OSBE/ODIHR-in, ndërsa thotë se nuk do të dorëzohet derisa të largojë të korruptuarit.

“Unë kam fituar moralisht. Zoti është i madh. Blenë votat të gjitha me radhë. Në orën 12 të natës fiknin dritat e lëviznin, unë i jam mirënjohës banorëve të Kucovës. Hera e parë që thyej këtë bastion të majtë. kam një besim që nuk largohem nga beteja derisa të largoj të korruptuarit. Të jeni të bindur. I kam bërë denoncimet në OSBE-ODIHR. Rasti i parë që KZAZ mbyllet për 40-50 minuta. Dyshoj në manipulim komplet. Për mua është manipulim i hapur”, tha Maliqi.

Kujtojmë se kanë mbetur edhe 2 kuti votimi për tu numëruar. Deri tani rezultati është 49.38% për Kreshnik Hajdarin, kandidat i PS, 45.28% për Lefter Maliqin, kandidat i Bashkë-Fitojmë dhe 5.34% për Ilirjan Koxhajn, kandidat i PD.