Lefter Maliqi largohet nga PD, shkak
dyshohet mungesa e besimit te Basha

Lefter Maliqi largohet nga PD, shkak<br />dyshohet mungesa e besimit te Basha
Ish deputeti Lefter Maliqi ka dhënë dorëheqjen si kryetar i PD-së në Otllak të Beratit. Njoftimi është bërë nga vetë Maliqi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ky i fundit nuk jep arsyen e kësaj dorëheqjeje, por burime pranë selisë blu bëjnë me dije se shkak i këtij largimi janë rezervat e herëpashershme të shprehura nga Maliqi ndaj lidershipit demokrat. Maliqi ka theksuar vazhdimisht se Lulzim Basha krijon besim për rikthimin e PD-së në pushtet. 

Postimi i Lefter Maliqit nw Facebook:
"Dorëhiqem nga kryetar i grupseksionit të PD-së Otllak dega Berat! Të dashur miq për të futur frymën e bashkëpunimit drejt një organizimi dhe angazhimi më të mirë drejt fitores së zgjedhjeve të 2017-ës dhashë dorëheqjen nga kryetari i grupseksionit të PD Otllak-Berat i zgjedhur me rreth 90% të votave, gjatë takimit me strukturat për arsye të angazhimeve të tjera në qarkun Berat dhe si anetar i këshillit kombëtar të PDSH-së!

Ky grupseksion në 2013 doli forcë e parë politike merreth 2600 vota dhe me 500 vota më shumë se 2009 duke 5 fishuar votat.Të vendosur,të bashkuar për të qënë model si drejtues seksionesh e grupseksioni shembull në qarkun Berat duke dalë forcë fituese me mbi 3000 vota,shëmbull që do ndiqet nga të gjitha grupseksionet e tjera për rritje në vota. Mbështeta hapur me konsensus në mënyrë unanime për kryetar grupseksion z.Muharrem Hoxha ish kryetar grupseksioni ish kryetar komune,demokrat qëndrestar dhe i përkushtuar në cdo fushatë. Të vendosur së bashku për të fituar mbi 3000 vota si forcë e parë në këtë grupseksion, pasi fryma,bashkepunimi përkushtimi,organizimi dhe drejtimi janë prioritete të këtij grupseksioni model për Fitore"!


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social