Lefter Maliqi mungon në mitingun e
Bashës në Berat: E pres sot në darkë

Lefter Maliqi mungon në mitingun e<br />Bashës në Berat: E pres sot në darkë
Lefter Maliqi, i renditur i treti në listën e PD në Qarkun e Beratit, nuk ka marrë pjesë sot në mitingun e Bashës, ku u prezantuan kandidatët për deputetë. 

Ai paralajmëroi një ditë më parë se do të mungonte në çeljen e fushatës për arsye personale, ndërsa i la afat Bashës deri sot në darkë, për të ndryshuar listën e deputetëve.

Lefter Maliqi shprehu rezerva për kandidimin e tij si i treti në renditje, duke paralajmëruar se zona të tëra të Beratit do të mbeteshin të papërfaqësuara në Kuvendin e ardhshëm.  

Postimi i Lefter Maliqit në Facebook:
Ndjesë.! Të dashur miq,mbeshtetes,duke ju qënë tepër mirënjohës ju njoftoj se nesër në hapjen e fushatës në Berat ku z.Basha i Republikës së re bën prezantimin e kandidatëve nuk do të jem i pranishëm për arsye personale. Nesër deri në orë 12 të Natës pres takim me z.Basha për premtimin e pambajtur të tij. Në ditët në vazhdim do ju sqaroj në takime të ngushta me ju.! Detyrimi im për ju është i pashlyshëm,mirënjohja ështē shumë e thellë dhe e madhe,votat i kam personale mbi 10.000 pasi marreveshjen e kemi bere ju voten une premtimet dhe mbeshtetjen në cdo fatkeqësi e nevojë që dihet nga të gjithë,miliarda leke investime ne infrastrukture,arsim,shendetesi,kulture,ndihma familjeve në nevojë ne gjithe qarkun jane të prekshme nga ju etj etj per shkak të te imazhit,origjines nga Kucova,vendlindjes ne Lapardha,si drejtues policie ne gjithe qarkun ne Berat,Skrapar e Kucovë,ish kryetar i komunës me te madhe Otllak-Berat me fitore te thelle,ish deputet dhe këto 4 vjet sakrifica te jashtezakonshme pranë jush. Do të jem gjithmonë pranë jush pa dallim politik,zoti qoftë me ne. I juali Lefter Maliqi.! 
lefter maliqi

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.