TIRANE - Zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, ku me hartën e re territoriale do të garohet për 61 bashki në vend, kanë rritur edhe orekset e emrave të ndryshëm për të qenë pjesë e garës. Edhe pse prej ditësh brenda Partisë Demokratike nga baza e deri në zyrën e kreut demokrat janë lakuar emra të cilët mendohet se do të jenë kandidat të mundshëm në 21 Qershor për të djathtën, deri më tani asnjëri prej tyre nuk ishte vetëshpallur si i tillë.

Megjithatë dje erdhi mesazhi i parë për kreun e selisë blu, nga ish- deputeti demokrat, Lefter Maliqi, i cili është vetëshpallur kandidat për bashkinë e qytetit të Beratit. Nëpërmjet një statusi në rrejtin social “facebook”, Maliqi duket qartë se vë nën presion indirekt kreun e opozitës, Lulzim Basha.