Lefter Maliqi: Rama na ka vjedhur militantët e LSI! Do mbushen e do buçasin sheshet e do i rrëmbejmë pushtetin

 

Ish-deputeti Lefter Maliqi, tha se në kohën kur Ilir Meta u votua për President, Rama ka dhënë urdhër që simpatizantët e LSI të joshen dhe të mbahen në punë në administratë.

Ndërkohë Maliqi iu drejtua Metës se nuk i shkonte “kostumi i Presidentit”, por ai duhet të ishte kryeministër.

“Zoti Meta. Ju nuk jeni lider i sallave të mbyllura, jeni lider i shesheve. Nëse në takimin e dytë nuk do mbushen sheshet ju them me bindje që mbaj përgjegjësi. Do mbushen e do buçasin sheshet e do ia rrëmbejme pushtetin lokal që e kanë të paaftët, abuzuesit që tallen me taksat e qytetarëve të Kuçovës.

Ky Rama i intrigave, djallëzisë, ca ka bërë me LSI, se ju ikët president, por nuk ju takonte ai kostum presidenti. Ju duhet të ishit kryeministër në vend të tij. Ky i pabesë i dha urdhër administratës që njerëzit e LSI të joshen shantazhohen e mbahen në punë. Kemi bërë verifikim paraprak nga 1300 anëtarë 774 janë në administratën e shtetit në bashki, në hipotekë, në arsim në shëndetësi e na thonë jemi me ju edhe brenda bashkisë por në momentin e punësimit nuk angazhohemi dot. Ne anëtarësuam 311 të rinj e në takimin tjetër do mbushen sheshet”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Ndërtimet pa leje, Meta: Rama ka hall të gjejë gjuhën me oligarkët se po vijnë zgjedhjet! Opozita do fitojë bindshëm


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë