Ndërtimet pa leje, Meta: Rama ka hall të gjejë gjuhën me oligarkët se po vijnë zgjedhjet! Opozita do fitojë bindshëm

Me tone të ashpra ka folur Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga kundrejt kryeministrit Edi Rama. Nga një takim me strukturat e partisë në Kuçovë, Meta e cilësoi kreun e qeverisë si një kloun të papërgjegjshëm që po u pi gjakun shqiptarëve. Meta akuzoi Ramën për gjendjen në të cilën ndodhet vendi, duke thënë se ne kemi taksat më të larta të karburantit në rajon, pedagogët kanë pagat më të ulëta krahasuar me Malin e Zi.

Meta u ndal edhe në operacionin për ndërtimet pa leje, ku akuzoi kryeministri Edi Rama se më parë u ka shkelur syrin oligarkëve dhe ka bërë sikur nuk i ka parë pallatet që janë shtuar pa leje. Sipas Metës, tani kryeministri ka interesin e tij se po afrojnë zgjedhjet dhe e ka nisur këtë aksion për të gjetur një gjuhë të përbashkët me oligarkët.

"Nuk është bërë sepse Kuçova është trajtuar si një bastion ku nuk ka nevojë të punosh të shërbesh, por mjafton me presione, me blerje votash, për të garantuar pushtetin dhe me korrupsion. Ndaj është kjo situatë e rënduar, banorët kanë protestuar para bashkisë e fshihet kryetari se nuk u del dot para, protestojnë për rritjen e çmimeve, mungesën e investimeve protestojnë për burimin natyror te Sinecit për te cilin janë ne gjyqe me Bashkinë dhe kompaninë e famshme, Salillari po siç e thatë ju, meqë e përmendët ju, se nuk doja ta përmendja, por se nuk mbajnë anën e qytetarit të banorëve që u rrezikohet jeta se e kanë ujin burim ekzistencial, kështu është në gjithë Shqipërinë dhe në Tiranë. Arrestohet nëna 82 vjeç për kotecin pa leje ndërsa zotëria kullat që i ka dhënë vetë miratimin e u ka shkelur syrin për t’u shtuar nuk i kishte parë e ka hall tani si të gjejë gjuhën me ta se po i afrohen zgjedhjet e do që ti shpëtojë nga ndjekja penale se ligjin ky e ka për të dobëtit jo për të fortët se është i varur nga ta si është i varur nga krimi i organizuar dhe mafia ndërkombëtare që interesohet për territorin e Shqipërisë, jo popullin", tha Meta. 

Meta u ndal sërish në akuza edhe për ish-kryedemokratin Lulzim Basha, duke thënë se ai është kapur nga Edi Rama, ndërsa ky i fundit i mbylli në Prokurori dosjen për lobimin rus në PD. Meta tha se Basha dhe Rama janë sërish bashkë për të shkatërruar pluralizmin dhe opozitën shqiptare.

Kreu i Partisë së Lirisë u shpreh i bindur se në zgjedhjet vendore 2023 opozita do të fitojë bindshëm.

“PL dhe Ilir Meta do jenë në krye të kësaj betejë që garanton rivendosjen e plotë të pluralizmit dhe ndëshkimin e merituar për të gjithë ata bastardë që duan të frikësojë shqiptarë, që vjedhin shqiptarët dhe duan t’i poshtërojnë. Ata i kanë bërë llogaritë shumë gabim dhe kam frikë se nuk do kenë kohë as të pendohet, sepse padurimi i shqiptarëve është i jashtëzakonshëm, përpjekjet e tyre për të instaluar regjimin monist kanë përfunduar. Në zgjedhjet e ardhshme vendore opozita do fitojë bindshëm dhe PL do të ketë një kontribut madhor për këtë çështje”, tha Meta.

Në takim u bashkua edhe ish-deputeti Lefter Maliqi, i cili kandidoi në zgjedhjet e kaluara nën siglën e LSI-së. Ndërsa sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se Rama se prej vitesh e ka zhvatur Kuçovën dhe e ka parë si mundësi për t’i vjedhur naftën. Blushi i quajti anëtarët e partisë si ‘pilotë’ dhe se do ta shembin qeverinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:20
Meta-Ramës: Kloun i papërgjegjshëm! Po i pi gjakun shqiptarëve do të të përzëmë njëherë e përgjithmonë

 

Kreu i Partisë së Lirisë ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se e ka lënë vendin në gjendje të mjerueshme. Meta e cilësoi kreun e qeverisë si një kloun të papërgjegjshëm që po u pi gjakun shqiptarëve.

“Kujt do t’ia hedhin, se ky gjithmonë shpik fatkeqësi. Do na bie bombë bërthamore, po ne bomba na ka rënë për aq kohë sa të kemi ty të papërgjegjshëm. Çfarë fatkeqësie më të madhe do ta zërë këtë vend, me një njeri që thotë edhe studentët do ti sjellim nga Bangladeshi, po pse, sepse të vazhdosh ti pish gjakun popullit të Shqipërisë. Je peng i vasalëve të qarqeve më antishqiptare. Ke vënë në diskutim shtetin e Kosovës, integritetin e Shqipërisë. E lavdërove vendimin e gjykatës për detin.

Është në panik të madh. Sondazhet i dalin mirë se i bën vetë. Ky të gjej Shqipëria një kloun me të papërgjegjshëm si ty, Italia i mbajti katër vjet dhe i përzuri, në 10 vjet dhe do ti përzëmë njëherë e përgjithmonë. Partia e Lirisë është e vendosur për të zbatuar referendumin që populli e ka në kushtetutë, në mënyrë që të mos dalë më sistemi demokratik jashtë loje dhe bashkë me të të gjithë populli dhe të kapet shteti nga një bandë siç është kapur sot nga sekti i rilindjes. Mbi 66% e shqiptarëve jetojnë në kufirin e varfërisë, deri në 5 dollarë në ditë. Mësuesit më të keq paguarit sipas statistikave të BE. 4 mijë e 100 euro paga në vit e një mësuesi në Shqipëri, matanë Bunës, nga Ulqini merr 9 mijë e 200 euro, taksat më të larta sesa andej. 7 koncesione të reja janë planifikuar me vlerë 1 mld dollarë, rrugë 6 herë më shtrenjtë 1 km rrugë sesa në Serbi”, tha Meta.

Ora 12:07
Meta: Rilindja u tregua finoke dhe kapi Lulushin! Rama dhe Basha edhe sot janë bashkë! Bastardët do japin llogari për shkeljen e Kushtetutës

 

Ilir Meta ka hedhur sërish akuza ndaj ish-kryedemokratit Luzlim Basha se ka bashkëpunuar me kryeministrin Edi Rama për të djegur mandatet në vitin 2019. Meta tha se Basha është marr peng nga Rama, për çështjen e rublave ruse, të cilën sipas tij Rama ia mbylli në prokurori dosjen. Kreu i Partisë së Lirisë tha se Basha dhe Rama po bashkëpunojnë sërish sëbashku.

"U tregua finoke Rilindja duke kapur Lulushin, mirëpo 5 vjet 9 vjet, nuk vazhdon dot kjo pafund, kjo histori teatër. Situata është më dramatike për Rilindjen se nuk shikon dritë në fund të tunelit. Poshtëruesin Lulishi, se ishte ai që në mënyrë të koordinuar, se kishte kapur peng ai dhe i mbylli çështjen, e kishte planifikuar prej kohësh djegien e mandateve dhe mos hyrjen në zgjedhjet vendore. Lulushi nuk pranoi as të regjistrohet në KQZ. Pse? Ishte interesi i PD që të mos regjistrohej. Respekto dekretin e presidentit që e kërkove vetë. Nuk ka biznesmen më të talentuar se Luli. Se ka ardhur në Shqipëri me zero investim dhe sot falë mashtrimeve të tij është kudo në çdo aferë bashkë me Edi Ramën. Edhe sot që po flasim janë bashkë kundër pluralizmit politik, janë bashkë për të shkatërruar opozitën,. Se kanë ardhur nga jashtë në Shqipëri, që ët dy, kanë ardhur me porosi dhe sillen si ata kolonizatorët që shkon në vende të tjera i shfrytëzon, të merrnin ca të merrnin. Por llogaritë i kanë bërë gabim, pluralizmi nuk është ekzekutuar, por të triumfojë shumë shpejt, llogaridhënia do të jetë për të gjithë këtë bastardë që kanë dhunuar Kushtetutën e Shqipërisë

kanë bërë teatër, kanë trilluar përplasje të mirë orkestruara, janë përgjegjës për këtë situatë të rëndë të vendit. Ndaj edhe njëherë motra e vëllezër ju siguroj që PL dhe Ilir Meta do jenë në krye të kësaj betejë që garanton rivendosjen e plotë të pluralizmit dhe ndëshkimin e merituar për të gjithë ata bastardë që duan të frikësojë shqiptarë, që vjedhin shqiptarët dhe duan t’i poshtërojnë.

Ata i kanë bërë llogaritë shumë gabim dhe kam frikë se nuk do kenë kohë as të pendohet, sepse padurimi i shqiptarëve është i jashtëzakonshëm, përpjekjet e tyre për të instaluar regjimin monist kanë përfunduar. Në zgjedhjet e ardhshme vendore opozita do fitojë bindshëm dhe PL do të ketë një kontribut madhor për këtë çështje”, tha Meta.

Ora 12:00
Blushi: Nga Kuçova e aviatorëve e paralajmërojmë Edi Ramën, jemi të gjithë pilotë do ta shembim Qeverinë e korruptuar

 

Nga Kuçova, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se prej vitesh e ka zhvatur këtë qytet dhe e ka parë si mundësi për ti vjedhur naftën.

“Në qytetin e naftës, paguhet çmimi më i shtrenjtë se në Ukrainë. Paguhet 5-fish me shtrenjtë. Rilindja nuk e do Kuçovën sepse profesioni saj është mashtrimi.  Kuçova është keqtrajtuar nga Rilindja dhe është parë si mundësi për ta zhvatur dhe për t’i vjedhur naftën. Kuçova e ka treguar që nga vitit ’36 se di të luftojë për të drejtat e saj. Prandaj nga qyteti i aviatorëve, ne i themi Edi Ramës që ne jemi të gjithë pilotë dhe do ta shembim një orë e më parë këtë Qeveri të korruptuar dhe të inkriminuar. Mezi po e presim atë ditë”, tha Blushi.

Ora 11:47
Lefter Maliqi: Rama na ka vjedhur militantët e LSI! Do mbushen e do buçasin sheshet e do i rrëmbejmë pushtetin

 

Ish-deputeti Lefter Maliqi, tha se në kohën kur Ilir Meta u votua për President, Rama ka dhënë urdhër që simpatizantët e LSI të joshen dhe të mbahen në punë në administratë.

Ndërkohë Maliqi iu drejtua Metës se nuk i shkonte “kostumi i Presidentit”, por ai duhet të ishte kryeministër.

“Zoti Meta. Ju nuk jeni lider i sallave të mbyllura, jeni lider i shesheve. Nëse në takimin e dytë nuk do mbushen sheshet ju them me bindje që mbaj përgjegjësi. Do mbushen e do buçasin sheshet e do ia rrëmbejme pushtetin lokal që e kanë të paaftët, abuzuesit që tallen me taksat e qytetarëve të Kuçovës.

Ky Rama i intrigave, djallëzisë, ca ka bërë me LSI, se ju ikët president, por nuk ju takonte ai kostum presidenti. Ju duhet të ishit kryeministër në vend të tij. Ky i pabesë i dha urdhër administratës që njerëzit e LSI të joshen shantazhohen e mbahen në punë. Kemi bërë verifikim paraprak nga 1300 anëtarë 774 janë në administratën e shtetit në bashki, në hipotekë, në arsim në shëndetësi e na thonë jemi me ju edhe brenda bashkisë por në momentin e punësimit nuk angazhohemi dot. Ne anëtarësuam 311 të rinj e në takimin tjetër do mbushen sheshet”, tha ai.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 23/10/2022 09:56

    O legen politikan ..populli ty nuk do te shikoj me sy ore Plere

    Përgjigju
  • KARABUSH REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 23/10/2022 09:23

    O Ilir Metaj e vërtetaj koha jote mbaroi o Iliri karalloi me boj. Ti dhe Salhe Bajga e keni statcjonin e fundit në Reç o Iliri përç. Ti dhe Salhe Bajga jeni familjet më të uryer të kombit Shqiptar. Ti e kupton shum mir se ku qëndron prandaj dhe dridhesh si kurvat.

    Përgjigju
  • Lonardo: 22/10/2022 20:24

    O Ilir Meta i Metaj perse ciresh ashtu si Htleri ne nje koh Ilir edi pse bertet sepse e ke mizen nen kesul Per cfar fitore e ke fjalen per fitore se kush do vjell me shum ti apo Sala Po nuk fiton ti more kok tul seti je maskara hjdut dhe te njef Populli se kush je sa do qe te ciresh ti dhe Salushka

    Përgjigju
  • ymeri: 22/10/2022 14:42

    prnadaj po i shemb qe te rregulloje muhabetin ?

    Përgjigju
  • Jorgo: 22/10/2022 13:10

    Hahahahahahaha Po ca do fitoni bindshem juve more plehra vetem Po te jet populli budalla me ju votu

    Përgjigju
    • Laluci: 22/10/2022 13:35

      Ekzakt. Prandaj do fitojne keta se vetem delet, oportunistet, mashtrusat e trubolet kan ngel ne shqiperi

  • like: 22/10/2022 12:57

    do fitoj mut qe te haj ajo opozite hahaha

    Përgjigju
  • Doni: 22/10/2022 12:57

    Me ne krye Berishen nje qe ka ikur nga pushteti e ehste rikthyer perseri e keni te humbur sepse ai po te ishte i mire sdo ikte kurre

    Përgjigju
  • Dakord: 22/10/2022 12:50

    Na doli vampir tashti Rama qe pi gjakun e femijeve????!!! Nuk gjete ndonje sharje tjeter o spiun, hajdut dhe vrases!!!! Ju kemi thene JO 3 here dhe do ju themi edhe 3 here te tjera.

    Përgjigju
  • Elma: 22/10/2022 12:35

    Do e hani prap sa krahu se sju do njeri

    Përgjigju
  • arian: 22/10/2022 12:32

    ik o futja ndonje volejboll andej nga lalzi ti pastaj hec e fol per politik o loqe

    Përgjigju
  • veli: 22/10/2022 12:32

    aa medet me ke rrethohena ne jane bere te gjithe analista dhe te zgjuar

    Përgjigju
  • vini: 22/10/2022 12:25

    hahahaha po ai ka denuar dhe ai deputetin famoz per ndertimin pa leje

    Përgjigju
  • Lola: 22/10/2022 12:15

    Njeriu me i urryer nga shqiptaret, me pa turp, me pa moral, me hajduti...vazhdon te dale ne ecran me ze e figure. Po tani mire eshte te flasesh per dosjen tende dhe pseudonimin "drita"...

    Përgjigju
  • Soni: 22/10/2022 12:12

    Per ato qe kane ndertuar paleje te gjithe duhet te marrin denimin e merituar mire ka thene Rama

    Përgjigju
  • Eno: 22/10/2022 12:09

    Kur do te vi dita ty o like tja kthesh popullit ato florinjt e vjedhur

    Përgjigju
    • Pali: 22/10/2022 19:06

      O like koke ducja hajdut mut bajge e plevitosur do fitoni sallatorin.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë