TIRANE- Nga momenti i miratimit dhe dërgimit të dosjes së legalizimit në zyrat e regjistrimit të pasurive, qytetarët kanë 30 ditë kohë për të kryer hipotekimin e pronës për marrjen e certifikatës së pronësisë. Procedura e regjistrimit në Hipotekë kushton 5 mijë lekë, ndërkohë që, pas periudhës 30 ditore, qytetarët do të ngarkohen me një kamatëvonesë prej 10% për çdo ditë vonesë.
Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka bërë publike në faqen e re zyrtare tarifat, afatet dhe kamatëvonesat e shërbimeve, ku bie në sy se nga momenti i marrjes së dosjes së miratuar nga ALUIZNI, procedura e regjistrimit të pronës nuk mund t’i kalojë dhjetë ditët.
/Shqiptarja.com