TIRANE - Në tetë qarqe të vendit 800 pronarë të trojeve të zëna nga ndërtime pa leje do të përfitojnë shumën e dëmshpërblimit nga buxheti. Që nga dita e hënë ka hyrë tashmë në fuqi VKM Nr. 435, e miratuar në mbledhjen e qeverisë të datës 24 prill të këtij viti, ku Këshilli i Ministrave ka vendosur shpërblimin e pronarëve për sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, të zëna nga ndërtimet informale në Shkodër, Vlorë, Durrës, Tiranë, Korçë, Berat, Kukës dhe Elbasan.
Pronarët e pasurive të paluajtshme, për sipërfaqen e zënë nga ndërtimet informale, do të shpërblehen, sipas shifrave që pasqyrohen në listën e publikuar në këto faqe, për një sipërfaqe totale prej 4.5 hektarësh tokë truall, me vlerë të përgjithshme mbi 588 milionë lekë.
Vlera e përgjithshme e shpërblimit do të përballohet nga fondi i kompensimit të pronave të parashikuar nga ligji nr. 10 239, datë 25.2.2010 “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, thuhet në Vendimin e Këshillit të Ministrave.
Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme është ngarkuar të kryejë, në përputhje me këtë vendim, ndryshimet përkatëse në regjistrat e pasurive të paluajtshme për kalimin e pasurisë së paluajtshme të kompensuar në pronësi të shtetit.
Lista e 800 pronarëve në Shqiptarja.com
Shkrimi u botua sot në gazetë Shqiptarja.com (print) 06.06.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com