Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njoftoi se dje ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 290 kërkesa, të paraqitura nga subjektet përfitues, pronarë të pasurive të paluajtshme, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale, që përfitojnë deri më tani kompensimin ose shpërblimin në vlerë, në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.

Nga këto kërkesa, 288 prej tyre përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse, ndërsa dy kërkesa përfitojnë këstin e pestë të kompensimit prej 13% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse.

Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto kërkesa është në vlerën 261.253.389,15 lekë, afërsisht 2 milionë euro. Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë, pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

(Kliko) për listën e plotë me emrat e pronarëve