Legalizimet/ Ja qytetarët e Tiranës e Kamzës që duhet të paguajnë taksën e infrastrukturës

Legalizimet/ Ja qytetarët e Tiranës e Kamzës që duhet të paguajnë taksën e infrastrukturës

Sot është publikuar lista e qytetarëve, të cilët janë në process legalizimi, por që duhet të paguajnë taksën e infrastrukturës, në mënyrë që të hipotekojnë ndërtimin pa leje.

Të gjithë personat që kanë ndërtuar pa leje duhet të paguajnë taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e tyre. Pagesa ose jo e taksës nuk ndikon në procesin e kualifikimit të ndërtimit për legalizimin. Kjo do të thotë që dosja shqyrtohet nga ALUIZNI pavarësisht faktit nëse është shlyer kjo taksë ose jo. Por pagesa e taksës së ndikimit në ifrastrukturë është e domosdoshme në etapën tjetër, gjatë procesit të pajisjes së personit që ka ndërtuar pa leje me tapi të rregullt.

Sipas legjislacionit përkatës, dokumentacioni i pronësisë së parcelës ndërtimore ose i ndërtimit ekzistues, për shtesat pa leje, administrohet përpara miratimit të lejes së legalizimit vetëm nëse subjekti e disponon atë. Mungesa e këtij dokumentacioni nuk pengon miratimin e lejes së legalizimit. Në ligjin për legalizimet thuhet se dhënia e lejes së legalizimit nga zyra përkatëse e ALUIZNI-t, me plotësimin e të gjithë dokumentacionit të përcaktuar në nenin 27 të ligjit për legalizimet, bëhet brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës. Kështu, ALUIZNI pajis subjektin me lejen e legalizimit, por hipotekimi i tij varet nga pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë.

(Kliko ketu per te lexuar listen e qytetareve qe duhet te pa paguajne taksen e infrastruktures ne Kamez)

(Kliko ketu per te lexuar listen e qytetareve qe duhet te pa paguajne taksen e infrastruktures Zona Tirana Jug)

(Kliko ketu per te lexuar listen e qytetareve qe duhet te pa paguajne taksen e infrastruktures Zona Tirana Rurale)

(Kliko ketu per te lexuar listen e qytetareve qe duhet te pa paguajne taksen e infrastruktures Zona Tirana Veri)

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 21/09/2019 08:31

    Fundërrina që kanë bërë masakra mjedisore plus ndertime të shemtuar. Natyra martë hak aty ku u dhemb! Funderrina fshatarë qe shkaterruan Shqiperine!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar