Legalizimet, Lame: Nuk prishen
ndërtimet bërë pas vitit 2009
Mazhoranca hedh një hap përpara në drejtim të normalizimit të situatës lidhur me ndërtimet pa leje, duke pranuar mundësinë e legalizimit edhe për ndërtimet e realizuara pas vitit 2009. Sipas ligjit në fuqi personat që kanë ndërtuar në tokën e të tretëve ose në tokën e shtetit, pas 15 janarit 2009, nuk mund të legalizojnë objektet, por përballen me shembjen e ndërtimit. janë 33 mijë objekte që mund të hyjnë në proces por vetëm me një amnisti konsensuale.
TIRANE- Pas premtimit-surprizë elektoral për legalizimet pa pagesë, mazhoranca aktuale ka hedhur dje një hap përpara në drejtim të normalizimit të situatës lidhur me ndërtimet pa leje, duke pranuar mundësinë e legalizimit edhe për ndërtimet e realizuara pas vitit 2009. Deri tani, një gjë e tillë konsiderohej si vepër penale dhe nuk mund të legalizohej.
Drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-, Artan Lame, premtoi dje legalizim brenda mandatit qeverisës, por vetëm për zonat informale. Përmbyllja e plotë e procesit, për gjithë ndërtimet, do të kërkojë më shumë kohë, tha ai. Gjatë paraqitjes së ligjit për legalizimet në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, ai tha se ndryshimet në ligj janë të domosdoshme për të orientuar një proces të ngelur në rrugë pa krye.
Të gjitha ato ndërtime të bëra pas 2009, në tokë me pronar të huaj ose në pronë shteti, as nuk do të legalizohen dhe as nuk do të prishen. Ky ishte qëndrimi i drejtorit Artan Lame, i cili sqaroi se bëhet fjalë për një shifër të përafërt në rreth 33 mijë objekte të tilla. Pas vitit 2009, ndërtimi pa leje u konsiderua vepër penale, ndaj qeveria e mëparshme parashikonte të legalizonte vetëm ato objekte që janë bërë në tokë private. Në total janë rreth 270 mijë objekte pa leje të ndërtuara në vite. Por deri më sot, vetëm 21 mijë familje kanë arritur të marrin lejen e legalizimit, një shifër kjo që tregon se ky proces ka dështuar në vite.
E shembulli më i mirë i kësaj është se vetë zyrat e ALUIZNI-t ndodhen në një objekt pa leje.
Lame tha dje se rreth 100 mijë deklarime nuk janë verifikuar asnjëherë në terren.
AmnistiaPërfshirja e ndërtimeve të bëra pas vitit 2009 në procesin e legalizimeve mund të bëhet vetëm përmes një amnistie dhe një konsensusi të gjerë politik, tha Lame. Duke nënkuptuar një marrëveshje midis partive kryesore politike për të amenduar veprën penale, që konsiderohet aktualisht ndërtimi pa leje pas vitit 2009. Por, që, megjithatë, nuk është ndëshkuar asnjëherë nga ligji.
Ligji i ri parashikon që procesi i legalizimit të jetë falas, ndërkohë që pronat e legalizuara do të mund të regjistrohen edhe pa kryer pagesën e tokës, duke vendosur mbi to një barrë deri në shlyerjen e detyrimit.
NdryshimiSipas ligjit në fuqi, personat që kanë ndërtuar në tokën e tretëve ose në tokën e shtetit, pas 15 janarit 2009, nuk mund të legalizojnë objektet, por përballen me shembjen e ndërtimit. Kjo u diktua nga ndryshimi që u bë në një prej neneve të Kodit Penal, i cili përcakton se kush ndërton në tokën e shtetit apo në tokën e të tretëve përbën vepër penale.
Por, është lejuar që të legalizohen objektet pa leje të ndërtuara pas këtij viti, me kushtin që ato të jenë në ngritura në truall në pronësi të personit posedues.
Shkrimi u publikua sot (23.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.9%
Vota total: 890
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39