Lame ka denoncuar procedurat dhe korrupsionin me legalizimet e pronave gjatë qeverisjes 8-vjeçare të Berishës. Lame ka treguar me shifra se sa duhej të paguante nën dorë një person që të legalizonte banesën e tij.
LEGALIZIMET NE QEVERINE BERISHA, MIJERA EURO TE DHENA NENDORE
“Qytetari paguante, tarifat e shërbimit për legalizimit, penalitetet për vonesat, taksën e ndikimit të infrastrukturë dhe vlerën e parcelës. Procedurat e legalizimit do të jenë falas tani” tha Lame dhe sipas tij, kjo vjen pas qytetarët i kanë paguar njëherë këto detyrime dhe nuk kanë pse të paguajnë sërish.
“Dje u tha se, tarifat tona janë më të larta se ajo e Sali Berishës. I doni tarifat e Saliut ua them unë: 200 deri në 500 lek roja te dera për të hyrë në drejtori. 5-10 mijë lekë ishte që dikush ta hapte dosjen. 5 mijë lekë ishte dhënia e deklaratës dhe vërtetimeve që kërkon KESH-i. 10 mijë lekë kushtonin matjet në terren”, deklaroi Lame.
Këtu mbarojmë me lekë dhe nisim me euro, shtoi kreu i Aluiznit.
“500-1000 euro urdhër-përfshirje. 1 deri në 2 mijë euro për përshpejtim të procedurave, sipas hallit. 10 mijë deri në 20 mijë euro ishte kalimi i pronësisë. 20 deri në 50 mijë euro për dosje të rëndësishme, si parqe, zona turistike, në bllok, nëpër rrugë, e kështu me rradhë. Këto ishin tarifat e qeverisë Berisha që tani thonë se, tarifat tona janë më të larta”, theksoi në fjalën e tij ai.
LAME: LEGALIZIMET DO TË BËHEN FALAS, JA CILAT TARIFA FALEN
"Qytetari paguante, tarifat e shërbimit për legalizimit, penalitetet për vonesat, taksën e ndikimit të infrastrukturë dhe vlerën e parcelës. Procedurat e legalizimit do të jenë falas për dy arsye: Sepse shteti nuk ka fytyrë që tu kërkojë lekë, pasi i kanë bërë letrat nga disa herë dhe e dyta: sepse sa më shuma ta ulim këtë faturë aq më shumë integrohen. Të gjitha shpenzimet, i merr shteti. Penalitetet do të falen dhe janë 50 mijë dosje me penalitete", tha ai.
Sipas Lamaj, "taksa e infrastrukturës mbetet, pasi i shkon qeverisjes vendore". "Parcela ndërtimore. Ekzistojnë 67 mijë qytetarë që kanë ndërtuar në tokën e tyre dhe nuk paguajnë faturë për tokën dhe këta do marrin vetëm dokumentin e legalizimit pa paguar asnjë lek. Është kategoria tjetër e madhe, e atyre që kanë ndërtuar në tokë me pronarë dhe tokë shtet", tha gjatë konferencës, Artan Lamaj.
LAME: LIGJI I RI I LEGALIZIMEVE SHUME SHPEJT NE KUVEND
Duke folur para medias Lame tha se, “para dy ditësh u miratua ligji i ri i Legalizimeve që do të shkojë në Kuvend për tu miratuar sa më shpejt. Bashkë me të janë 20 akte nënligjore të ndryshme për procesin e legalizimit. Ajo që nuk pritej këto ditë ishte reagimi ekstremist dhe histerik i opozitës. Pas dështimit të turpshëm dhe të paimagjinueshëm që pati qeveria Berisha është e paimagjinueshme të flasim për atë që kanë bërë”.
Sipas tij, “pardje kryeministri shpërndau disa leje dhe ne përpara se të fillonim shpërndarjen u shpjegova që nuk janë dosjet që kemi përgatitur ne”.
LAME: LEGALIZIMET TONA NISIN ME DEKLARIMET E VITIT 2005
“Legalizimet tona janë këto: vetëdeklarimi, 23.3.2005, i bie 9 vjet pa e parë njeri me sy. Në 2008 ka paguar paratë, për shtetin jo për ata dhe lejen e legalizimit ja dhamë neve pasi bëmë matjet në shtëpi.
Vetëdeklarimi, 23.3.2005. Faturat janë paguar në datën 10.3.2014 dhe lejen e mori para dy ditësh”, theksoi Lame.
LAME: JA SI JANË LEGALIZUAR BANESAT NË DITËT E FUNDIT TË QEVERISË BERISHA
“Meqë PD tha që po shpërndajmë dosjet, ju tregoj unë se cilat janë dosjet e tyre: Brenda një dite në datën 28.8.2013, kanë marrë të gjitha lejet dhe dy ditë më vonë e kanë çuar në hipotekë.
Në datën 10.6.2013 ka bërë kërkesën për deklarim, në datën 18.6.2013, kanë shkuar në banesë dhe një ditë më pas ka marrë lejen e legalizimit.
Brënda ditës, në datën 19.7.2013, që ishte dita e fundit për vetëdeklarimet, ka bërë vetëdeklarimin. Në datën 18.7.2013 i kanë shkuar në shtëpi, pra i kanë shkuar një ditë para. Në datën 19.9.2013 i kanë dhënë lejen, në kohën kur ishte krijuar qeveria e re dhe ata vazhdonin të bënin zullume. Këto janë legalizimet e atyre”, deklaroi kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame.