TIRANE- Të gjithë qytetarët që duan të vetëdeklarojnë ndërtimet pa leje tani do të kenë afat deri në 31 janar 2015 (afati i fundit ishte caktuar 31 dhjetor 2014). Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, në një konferencë për mediat njoftoi këtë masë të marrë, pas konultimeve dhe me kryeministrin Edi Rama.
Ai tha se kjo masë merret për t’iu dhënë mundësi qytetarëve të përfshihen në procesin e legalizimeve. Një tjetër pikë sipas kreut të ALUIZNI-t është dhe ardhja e emigrantëve për festat e fundvitit, që sipas tijnjë pjesë e mire e emigrantëve kanë probleme me legalizimet.
Një nga masat e marra nga ALUIZNI sipas Lames është dhe hartimi i një programi për të kryer procedurat për legalizimin në konsullatat e vendeve ku ka shqiptarë.
Ai tha se të gjtihë qytetarët që kanë bërë njëherë procesin e vetëdeklarimit në vitet e mëparshme nuk duhet ta bëjnë më, pasi procesi është i vlefshëm.
Lame theksoi se jo çdo gjë e ndërtuar mund të legalizohet. “Do zbatohen rregullat që kemi vendosur”, deklaroi kreu i ALUIZNI-t.
/Shqiptarja.com

VIDEO