TIRANE - Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Berisha kanë pezulluar dhe bllokuar procesin e legalizimeve të ndërtimeve pa leje mbi pesë kate në Tiranë. Në planin urbanistik të miratuar nga ish-qeveria Berisha dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, është parashikuar që ndërtimet pa leje mbi pesë kate të mos legalizohen dhe ata që janë në proces e sipër të pezullohen. Këtë gjë e bëri të ditur dje kreu i ALUIZNI-t Artan Lame gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve mbi draftin e ri të hartuar nga qeveria për legalizimet.
Sipas Lames, është kërkuar një sqarim nga ana e Bashkisë së Tiranës lidhur me këtë proces dhe se si do të procedohet për të bashkërenditur aktivitetin e legalizimeve, por nuk është dhënë asnjë përgjigje. “Plani urbanistik i Tiranës i vitit 2013 pezullon dhe bllokon legalizimin e të gjithë objekteve që i takojnë qytetit të Tiranës. Mbi 80 mijë ndërtime që përfshijnë qytetin e Tiranës. Të gjithë qytetin e parashikon me ndërtime mbi 5 kate dhe i thotë qytetarëve nuk legalizohen. Kemi hyrë në bisedime dhe i themi çfarë do të bëjmë me studimet në këtë zonë nuk kemi asnjë feedback mbrapsht ” tha Lame në komisionin e Ligjeve.
Debati për legalizimet e banesave përfshiu dje deputetët e Komisionit të Ligjeve pasi opozita këmbëngulte se drafti nuk parashikon se çfarë do të bëhet për ndërtimet e bëra pas vitit 2009, duke shprehur herë pas here se do të prishen. Por për këtë, kreu i ALUIZN-t dha dje disa procedura se çfarë parashikon ligji. Sipas tij, drafti nuk legalizon ndërtesat që janë të ndërtuara në truallin e shtetit dhe të pronarëve. Për ndërtimet që personat kanë ndërtuar në tokën e tyre pas vitit 2009 dhe nuk kanë marrë leje nga komuna, do të përfitojnë nga legalizimi. Sipas Lames, edhe ndërtimet që janë ndërtuar pas 2009-ës në truall shtetëror apo privat nuk do të prishen dhe pritet një vendimmarrje e dytë nga ana e qeverisë. Ai theksoi se nëse palët politik bien dakord për të miratuar një amnisti të plotë, atëherë edhe këto ndërtime do të futen në procesin e legalizimeve.
Fondi për ish-pronarët
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, akuzoi dje qeverinë se nëpërmjet draftit po i grabit tokën pronarëve duka ulur edhe fondin për kompensimin e tyre. Në një debat të ashpër me deputetët e mazhorancës, Mediu theksoi se tanimë nga 100% e të ardhurave nga legalizimi, vetëm 80% do të shkojë për kompensimin e ish-pronarëve. Por në kundërshtim me Mediun, doli deputeti Bashkim Fino i cili theksoi se ky fond duhet të ulët edhe më tej pasi një pjesë e këtyre parave duhet të shkojë për urbanizimin e zonave informale. Sipas Finos, 50% e parave që do të mblidhen nga legalizimet duhet të shkojnë në fondin për kompensimin e ish-pronarëve ndërsa 50% tjetër duhet të shkojë për urbanizimin e këtyre zonave.
Lidhur me fuqizimin e draftit të paraqitur nga qeveria, ministrja e Zhvillimit Urban Englantina Gjermani, theksoi dje se në qershor pritet që ky projektligj të hyjë në fuqi pasi deri në këtë kohë qeveria do të ketë miratuar edhe aktet nënligjore që drafti të mund të funksionojë.
Shkrimi u publikua sot 24 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com