TIRANE- Përmes një projektligji të miratuar më 13 maj, Këshilli i Ministrave u ka ndezur dritën jeshile legalizimit të objekteve pa leje të ndërtuar pas vitit 2009. Sipas tij, çdo qytetar që ka ndërtuar pa leje, në tokë shtet apo me pronar, deri përpara datës 27 qershor 2014, do mund të aplikojë për legalizimin e objektit. Do mund të aplikohet gjithashtu edhe për legalizimin e objekteve ndihmëse në funksion të ndërtimeve pa leje, ndërkohë që qeveria ka vendosur të njohë si të vlefshme edhe vetëdeklarimet e bëra pranë njësive të qeverisjes vendore.
“Ky ligj zbatohet për objektet pa leje, të ndërtuara përpara datës 27 qershor 2014, me funksion banimi, për veprimtari ekonomike apo funksione të tjera social-kulturore dhe që posedohen nga individë apo persona juridikë të regjistruar. Këtu përfshihen edhe ndërtimet pa leje, për të cilat subjektet nuk kanë kryer aplikimin për legalizim, sipas afateve dhe procedurave të përcaktuara në këtë ligj. Objektet ndihmëse, në shërbim të ndërtimeve pa leje, legalizohen vetëm në qoftë se janë ngritur brenda sipërfaqes së parcelës ndërtimore”, përcakton Qeveria.
/Shqiptarja.com