Qeveria vendosi për legalizimin e ndërtimeve pa leje në 12 qarqet e vendit, duke e afruar këtë proces drejt fundit.

Kështu, sot Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e radhës, kalimin e së drejtës së pronësisë së parcelës ndërtimore për 1888 objekte informale. Ndërtimet informale për të cilat u miratua kalimi i të drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore, i përkasin 11 qarqeve të vendit dhe janë përgatitur gjatë periudhës qershor – tetor 2011.

Drejtoritë e ALUIZNI-t në qarqe, do të nisin menjëherë punën për plotësimin e dokumentacionit tekniko – ligjor, të nevojshëm për pajisje me leje legalizimi.