TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mesditën e sotme 2002 leje legalizimi në zonën e Kamzës duke iu rikujtuar qytetarëve se ndryshe nga qeveria e kaluar i cila vetëm premtoi, qeveria e sotme i bën realitet. Me batuta Rama ngacmoi ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa tha se për 20 vite banorëve të kësaj zone iu ka marrë votat dhe nuk ka bë asgjë për ta.
“Për t’iu bërë që ta kaloni vitin e ri dhe me lejen përfundimisht të legalizimit dhe falas në dorë. Nga nxitja e vazhdueshme e Pjerin Ndreut dhe inat personal timin që iu shkrepën në rrena e i mbushët në vota 20 vjet. Arritëm të mbledhim 2002 leje që t’ia u japim sot në vend të 2002 rrenave të PD. Që nga viti 2005 deri në 2013 janë dhënë 505 leje legalizimi. Ata që kanë marrë ato leje kanë kaluar nga Xhelali tek Shabani e Saliu, iu ka dalë kat për kat shtëpia prej hundësh. Sot 2002 legalizime bëhen falas. Dhe në vitin 2013 mezi i bënë 99 leje për Paskuqanin, ishte dhe fushatë. E kishin mendjen të legalizonin bizneset e dyqanet. Sot në këtë zonë që historikisht votoi në radhë të parë për legalizimet po bëhet realitet ëndrra e atyre burrave që sot janë bërë gjysha.”- tha Rama.

Rama: PD në 8 vite 21.750 legalizime, ne për 9 muaj 21.000
Kryeministri Rama u shpreh se në 9 muaj qeveria ka legalizuar pothuajse aq ndërtime pa leje sa ka legalizuar qeveria e PD në 8 vitetet e saj. “Tanimë që Kamza është kryeqyteti i legalizimeve dhe kryeqyteti i ndërtimeve pa leje duhet bërë dhe një bilanc. T'i themi gjërat hapur. E dini sa legalizime bëri PD në 8 vjet në gjithë Shqipërinë, 21750. Brenda 9 muajve ne kemi bërë 21000, falas jo me lekë. Njësoj sa ka bërë PD në 8 vjet. Sot legalizimet përfshijnë Kamzën dhe Paskuqanin, territorin që në bazë të hartës së re do jetë një bashki e madhe. Kamza nuk bëhet dot Europë duke i vënë emrat e rrugëve si të Europës, as duke i vënë emrin sheshit Sali Berisha. Për ta bërë Europë duhen legalizimet, që nuk janë thjesht dokumenti që provon se shtëpia është e jotja, por hapja e rrugës se duke pasur shtëpinë tënde mund të marrësh kredi, të hapësh një biznes, të ndjekësh studimet e fëmijëve.”- tha Rama.

Rama: Procesi i vetëdeklarimit deri në 31 janar
Rama edhe njëherë theksoi se zyrat e ALUIZNI deri në 31 janar mund të bëhet procesi i vetëdeklarimit. Rama tha se tani procesi i legalizimeve përveçse falas ka dhe shumë lehtësime. “Në vend t’i bënin legalizimet këtu, që duan të legalizojnë gjithë mundin, vinin jepnin legalizime pranë universitetit, atje pranë parkut. Dhe na detyruan të shpenzonim dhe lekë nga buxheti për dëmshpërblime. Duke qenë se fluksi është i madhe dhe ka shumë radhë dhe për shkak të ardhjes së emigrantëve ne kemi vendosur ta shtyjmë deri në fund të janarit afatin e vetëdekalrimit. Këtu flasim për shtëpitë në zonat informale, jo për lokale të ndërtuara në mes të rrugës apo rrugët kombëtare.
Ju do të bëheni pronarë, por shtëpia do të kthehet dhe në një aset të rëndësishëm. Dhe nga ana tjetër mos harrojmë që ne kemi të gjithë paketën e legalizimit një sërë lehtësime. Kjo është një gjë e bërë , jo për vota por për një drejtësi për gjithë ata burra e gra që kanë ardhur nga zona të varfra e kanë mundur të ndërtojnë me vështirësi një banesë për veten e tyre. Ajo që mua më bën më habi është se si iu vazhdojë t’iu bëjnë për budallenj. Thonë se i kishin bërë ata gati, ose i mbanin në shpi për ti marrë aty jo në zyra”, deklaroi Rama.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO