TIRANE- Pas deklaratave të bëra nga kryebashkiaku i Tiranës në një takim me banorët e kryeqytetit lidhur me procesin e legalizimeve ka reaguar edhe Partia Socialiste. Në një deklaratë për shtyp, deputetja e PS-së Olta Xhacka, tha se Basha gjatë fushatës për kryetar Bashkie në 2011, premtoi tapitë e banesave për qytetarët, dhe gënjeu duke mos mbajtur premtimin.
“Në 7 Prill të vitit 2011, gjatë fushatës elektorale për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ka thënë: Brenda 6 mujorit të parë banorët e Tiranës do të marrin në dorë hipotekat e tyre. Në 13 Qershor të vitit 2013, gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit, Lulzim Basha ka thënë: Për legalizimet po angazhohemi 24 orë në ditë që procesi të përmbyllet dhe certifikatat nuk do të keni nevojë t’i merrni në asnjë zyre, pasi Bashkia e Tiranës do jua sjellë në shtëpitë tuaja. Mashtrim pas mashtrimi. Tetë vjet në qeverisje të Partisë Demokratike pati vetëm premtime, të cilat nuk u mbajtën kurrë”, tha Xhaçka.
Ndërkaq, Xhaçka i ka bërë thirrje opozitës që të votojë projektligjin për legalizimet në sallën e parlamentit, për t’i dhënë fund zvarritjeve 8-vjeçare.
“Brenda gjashtë muajve të qeverisje së majtë, certifikatat e legalizimeve po shpërndahen falas. Premtim i dhënë, premtim i mbajtur nga Kryeministri Rama dhe mazhoranca e majtë. I bëjmë thirrje opozitës të votojnë projektligjin për legalizimet. Fakti që në tetë vjet ata nuk e mbajtën dot premtimin e tyre, nuk ka pse të penalizojë akoma të gjithë shqiptarët që sot kanë mundësi të legalizohen”, tha deputetja e PS.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com