Legalizimi i kanabisit për përdorim mjekësor, flasin juristët për Report Tv! Ibraj: Shteti ka dështuar me kontrollin e paligjshmërisë! Visha: Duhet amnisti për të dënuarit, të legalizohet prostitucioni

61% e qytetarëve votuan pro legalizimit të kanabisit për përdorim mjekësor në Formularin e Këshillimit Kombëtar, ndërsa kryeministri Edi Rama tha se kjo do të ndodhë shumë shpejt, e megjithatë qëndrimet e juristëve janë të ndryshme përkundrejt kësaj nisme.

A mund të bëhet kjo me një vendim qeverie? Juristët shprehen jo pasi do të kërkonte ndryshime ligjore në ligjin e barnave dhe në kodin e procedurës penale dhe kodin penal. Sipas tyre ka një dilemë të madhe se kush do ta kontrollojë, ndërsa juristi Marash Ibraj, i pyetur nga Report Tv deklaron se shteti shqiptar ka dështuar të kontrollojë shumë paligjshmëri.

"Ka me dhjetëra të dënuar tashmë që marrin masa ndëshkuese për 3 gramë hashash, nëse ne kemi njerëz të tillë në burgje dhe ti nga ana tjetër të kërkosh legalizmin, minimumi duhet të  bësh një amnisti për këta të dënuar. Për një bimë hashash mund të shkosh deri në 10 vite burg. Problem pastaj edhe se kush do të ketë kontrollorë. Çfarë ka kontrolluar deri tani shteti që ka qenë e suksesshme? Ndërtimet pa leje janë kontrolluar me sukses, bregdeti? Janë konflikte interesash", tha ai.

Kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Visha shprehet pro kësaj nisme ligjore, por nga ana tjetër kërkon një amnisti penale më të gjerë për shkak të atyre që janë dënuar ndër vite. Ai po ashtu tha se ka ardhur koha edhe për legalizimin e prostitucionit.

 "Ne kemi që në vitin 2016 që kemi ngritur zërin duke kërkuar legalizmin e kanabisit, në kuadër të një përdorimi mjekësor. Jemi pro. Besoj që hapja e kësaj mundësie do të ketë një kontroll nga qeveria për të ndërprerë veprimet e  kundraligjshme. Paralelisht me ligjin për legalizimin e kanabisit, duhet të përgatitet një amnisti për të gjithë personat që duke mos patur ligjin për legalizimin e kanabisit, të parashkruhet pjesa e mbetur e dënimit. Kemi qindra persona që janë dënuar për shkak të mospasje të ligjit, në momentin që ligji del, pjesa e mbetur e dënimit të të burgosurve, duhet të konsiderohet e shlyer. Kultivimi do bëhet në mënyrë të kontrolluar, nuk do kemi më raste sporadike të mbjelljes nëpër parcela, por do jetë e licencuar dhe e kontrolluar. Mendoj se ka ardhur koha edhe për legalizimin e prostitucionit, të gjitha duhet të kontrollohen nga shteti", tha Visha.

Kryeministri Edi Rama prezantoi dje rezultatin e votimit në formularin e Këshillimit Kombëtarë, ku pyetjes mbi legalizmin e kanabist për qëllime mjekësore, 308.992 qytetarë iu përgjigjën pozitivisht, 148.092 kundër dhe 51.051 nuk e di, ose e thënë me %, 61% pro, 29% kundër dhe 10% nuk e di.

Se kur do të ndodhë kjo, Rama tha "shumë shpejt", por nuk dha një datë konkrete.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Idreks: 08/04/2022 12:08

    Ata te cilet kerkojne legalizimin e lendeve narkotike dhe prostitucionit jane po ata te cilet perfitojne nga keto du aktivitete te demshme dhe imorale. Do pranonin ata qe grate apo vajzat e tyre te heqin dore nga digniteti njerezor duke tregtuar liri e e tyre?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë