Legalizohen 3 pallate në Durrës, Lame thirrje bashkive: Mos jepni leje ndërtimi te subjektet me probleme! Papërgjegjshmëria e tyre bie mbi kurriz të qytetarëve

DURRËS-Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame u ka bërë thirrje bashkive që të mos japin më leje të reja ndërtimi investitorëve që nuk e çojnë deri në fund procesin për hipotekimin e pallateve që kanë ndërtuar më parë. Lame tha se kërkesa për të mos ju dhënë leje ndërtimi ndërtuesve që shkelin rregullat dhe pasi shesin apartamentet u kthejnë shpinën qytetarëve, ka pasur për disa bashki por që jo gjithmonë është dëgjuar. Ai tha se këtë papërgjegjshmëri të investitorëve të ndërtimit e vuajnë vetë qytetarët në kurriz.Për këtë arsye, tha Lame, këtyre ndërtuesve nuk u duhen dhënë leje të reja për aq kohë sa nuk ka mbyllur procedurat me objektet e vjetra.

Këto deklarata Lame i bëri nga Durrësit, ku dorëzoi dokumentin e legalizimit banorëve për tre pallate të braktisur nga investitorët. Banorët e tre pallateve prisnin certifikatën e pronësisë prej rreth 15-20 vjetëve.

 “Do i bëja një thirrje të fortë Bashkive në përgjithësi dhe konkretisht Bashkisë Durrës, që nuk mund të vazhdohet t’ ju jepen leje të reja ndërtimi subjekteve ndërtuese, kur kanë lënë pas vetes halle të tilla me qytetarët. Në disa raste ne jemi përpjekur të bashkëpunojmë me Bashkitë duke ju dhënë listat e këtyre subjekteve dhe duke ju kërkuar në të njëjtën kohë që mos jepni leje ndërtimi pa mbyllur procedurat me objektet e vjetra. Në disa raste na kanë dëgjuar edhe në disa të tjera  jo, por po e përsëris publikisht kësaj here këtë thirrje bashkive. Mos jepni leje të reja ndërtimi këtyre subjekteve, pa mbyllur ato paraprakisht problemet që kanë lënë hapur me banorët objekte të tjera. Për më tepër, problematika që nuk i kanë krijuar banorët, por i kanë krijuar vetë subjekte me kate shtesë, me shtesa anësore, e kështu me rradhë”, tha Lame.

Lame zgjodhi të flasë me emra, duke thënë se investitorët  e këtyre 3 subjekte po tregohen të papërgjegjshëm duke i lënë banorët në mëshirë të fatit.

 “Megjithëse ‘riskojmë’ të akuzohemi që po nxjerrim të dhëna personale, por do doja ti përmendja me emër këto tre subjekte”. Kjo është një mënyrë për të tërhequr vëmendjen e tyre dhe për të kuptuar që vërtet kësaj radhe na “i hodhën” në kuptimin që ne e vazhduam procedurën me banorët, por në rastet e tjera do veprojmë paraprakisht me Bashkitë para se të bëhet legalizimi duke i kërkuar “stop” këtyre subjekteve për leje ndërtimi, përpara se të mbyllim problemet e vjetra. Në rastin konkret kemi të bëjmë me tre objekte: njëri është godinë 12 kate dhe 1 katë nëntokë subjekti ndërtues “Rekon Shpk” dhe investitor “V Ndërtimi”. Subjekti i dytë është godinë e kombinuar 6 kate plus 1 kat nëntokë, plus papafingo, subjekti ndërtues “Marina 2001”. Subjekti i tretë është godinë banimi 6 kate, 1 kat nëntokë dhe tarracë me subjekt ndërtues “Teuta Construksion” dhe kjo e vitit 2000", tha Lame.

 

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja