Lame jep tapitë e 4 pallateve në Tiranë: Ishin braktisur nga ndërtuesi...që kishte vdekur! Legalizimi s'ka të bëjë me certifikimin

TIRANË - Apartamentet e katër pallateve të braktisura nga ndërtuesi në Tiranë janë legalizuar në ditët e fundit të këtij viti. Drejtori i Kadastrës Artan Lame teksa ka shpërndarë tapitë për apartamentet që janë blerë, iu ka bërë thirrje ndërtuesve që të paraqiten pranë zyrave të Kadastrës për të vijuar procesin e legalizimeve.

“Veçantia e këtij rasti, që edhe e ka vështirësuar punën tonë, lidhet me faktin se pronari ka vdekur. Në u bëjmë thirrje pronarëve që ky është një rast pa pronar që ne po arrijmë t'i legalizojmë dhe t’u japim tapitë e shtëpisë këtyre banorëve. Nëse ka të tjerë të këtij lloj, të paraqiten pranë zyrave të Kadastrës për të vijuar procesin e legalizimeve. Në rastin konkret e kemi ndjekur ne. Nëse u bë, u bë vetëm, sepse ju bashkëpunuat me institucionin për të plotësuar dokumentacionin”, u shpreh Lame.

Lame nuk ka lënë pa përmendur edhe tërmetin e 26 nëntorit, i cili nxori në pah edhe cilësinë e dobët të punimeve në disa raste. Sipas tij Kadastra nuk merret me certifikimin e objektit.

“Procesi i legalizimeve nuk ka të bëjë më procesin që është për certifikimin e objekteve, por është pjesë e domosdoshme për të për të bërë certifikimin nga pikëpamja e qëndrueshmërisë, sepse pa mbaruar procesin e legalizimit, as mund të shkosh të marrësh një leje për të bërë rregullime, as mund të aplikojë për të bërë sigurimin e objektit sepse kërkon patjetër të kesh tapinë”, është shprehur numri një i Kadastrës”, tha Artan Lame.

Nga viti 2017, janë legalizuar 296 pallate 5 deri 12 kate dhe me 1.320.000 m2 ndërtim. Nga ky proces kanë përfituar rreth 2500 familje apartamente, dyqane, njësi shërbimi, apo garazhe. Qyteti me më shumë objekte të legalizuara është Tirana me 124 pallate, e ndjekur nga Saranda me 63 dhe Vlora me 29 të tilla.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MAJE ME SHKUME: 27/12/2019 19:09

    Po per rastin tone tek 5 Maji ne Tirane qe ka vdek pronari dhe e ka vazhdu i biri qe mshifet dhe nuk bahet i gjalle.SI DUHET TE VEPROJME?APO DO NGELEMI BREZ PAS BREZI PA LEGALIZIM.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen