Protesta degjeneroi në dhunë mes të pranishmëve dhe forcave të policisë.
Protestuesit goditën mbi policinë me fishekzjarre, ndërsa këta të fundit përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Deri tani nuk ka raportime për persona të plagosur.
Gjatë ditës së martë Dhoma e Ulët e parlamentit francez miratoi me 331 vota pro dhe 225 kundër projektligjin për martesat brenda të njëjtit gjini duke bërë, që Franca të jetë shteti i 9 në Evropë, që bën një gjë të tillë.
Kjo është një nga reformat e fundit sociale në Francë, që prej heqjes së dënimit me vdekje në vitin 1981.
Aktivistët në Francë thanë se është e papranueshme ligjërimi i martesave homoseksuale, që do të thotë jo diskriminim kundër tyre, por duam të mbrojmë vlerat etike të martesës tradicionale, që garanton një familje të fortë dhe një shoqëri të shëndoshë.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)