TIRANE- Banorët e pallateve të kompanisë Hawai-Alb, të cilët që prej vitit 2000 nuk kanë një zgjidhje për shembjen apo hipotekimin e pallateve, kanë marrë dje mbështetjen e qeverisë mbi legalizimin e objekteve. ALUIZNI do të nisë procedurat për të gjitha familjet, edhe nëse nuk kanë bërë vetëdeklarime. Në rastin kur një banesë është e pretenduar nga disa pronarë, atëherë rasti do të zgjidhet vetëm në gjykatë.
Vendimi
“Procedurat e legalizimit të ndërtimeve pa leje, shtesave anësore apo në lartësi, të ndërtuara nga shoqëria “Hawai-Alb”, sh.p.k., kryhen në favor të poseduesve të apartamenteve dhe ambienteve me funksion social – ekonomik”, thuhet në vendimin e qeverisë. Kjo edhe në rast se nuk ka vetëdeklarim. ALUIZNI brenda dy muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, evidenton, harton dhe publikon listën e ndërtimeve pa leje, shtesave anësore apo në lartësi, të ngritura nga shoqëria “Hawai-Alb”, sh.p.k., si dhe listën emërore të poseduesve të apartamenteve të banimit dhe ambienteve me funksion social - ekonomik.
/Shqiptarja.com