Legalizohet Kuvendi Mesjetar i Nënfshatit, drejtori i Kadastrës Lame: Turp që edhe shtëpitë e Zotit janë pa leje

Legalizohet Kuvendi Mesjetar i Nënfshatit, drejtori i Kadastrës Lame: Turp që edhe shtëpitë e Zotit janë pa leje

Artan Lame i dorëzon certifikanën Padre Marcianit

Pothuajse në çdo kremtim të ndonjë feste fetare Agjencia Shtetërore të Kadastrës dhuron dokumentin e një legalizimi dhe certifikimi të objekteve të kultit. Edhe në këtë ditë Krishtlindjesh drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame, ishte në Nënfshat të Shkodrës për të dhënë certifikatën e pronësisë për një nga objektet e kultit të Kishës Katolike, Kuvendin Karmelitan të Nënfshatit.

Ky Kuvend ka qenë në mesjetë seli e Ipeshkvisë së Sapës, ndërsa në vitet e diktaturës komuniste ka shërbyer si vend internimi për familje të prekura politikisht. Pas tërmetit të vitit 1979, kompleksi doli gati tërësisht i rrënuar, për t’iu përfshirë rindërtimit dhe restaurimit vetëm pas viteve 2000.

Padre Marciani, frati Italian i këtij Manastiri që, prej 20 vjetësh jeton këtu, përveç falënderimeve për përfundimine këtij procesi, në shqip u shpreh: “Mund të them edhe unë që më në fund u bëmë me letra”.  Ndërkohë Lame tha se është turp që kulteve fetare mos ju jap mundësinë të ndërtojnë në rrugë formale.

“Eshtë turp për shtetin shqiptar që ndër dekada nuk ka qenë në gjendje ti japë mundësi të paktën kulteve të veprojnë brenda normave ligjore dhe, vetëm vitet e fundit ky proces po shkon drejt përfundimit. Nuk mund të flasim për njerëz që respektojnë ligjin në një vend ku edhe shtëpitë e Zotit janë pa leje”.

Kadastra bën me dije se për vitin që po lëmë pas është bërë legalizimi dhe certifikimi i rreth 155 objekteve të kultit, duke e çuar kështu shifrën e përgjithshme të objekteve të kultit të legalizuara në rreth 960. Këtu bëhet fjalë për kisha dhe katedrale katolike dhe ortodokse, manastire dhe kuvende gjithashtu të të dyja këtyre besimeve, xhami myslimane, teqe bektashiane, tyrbe, vende të shenjta, misione, etj.

“Problematikat që shoqërojnë legalizimin dhe certifikimin e tyre, janë nga më të ndryshmet, ku mbizotërojnë mungesa e dokumentacionit historik të pronësisë, zënia e trojeve të pretenduara nga të tretë, ndërtimi me mungesë të plotë të lejes së ndërtimit, etj”, thuhet në njoft8im.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit