Prokuroria e Kavajës ka mbyllur dosjen e hetimit dhe ka dërguar për gjykim ish-drejtorin të ALUIZNI-t, dy ish-punonjës të këtij institucioni si dhe administratorit të një hoteli, të akuzuar për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve”.
Nga hetimet, organi i akuzës thotë se Ëngjëll Murrizi, në cilësinë e Drejtorit të ALUIZNI-t, si edhe shtetasja Brisilda Bilali, përgjegjëse e zyrës së urbanizimit në këtë drejtori, në kundërshtim me ligjin, kanë legalizuar ë vitin 2013 objektin hotel 8-katësh të shtetasit Fatos Deliu.
Prokuroria thotë se ky objekt nuk duhej legalizuar, pasi nuk kishte asnjë mundësi ligjore te legalizimit të tij për shkak të pozicionit në të cilin gjendet, pranë bregut të detit).
Nga hetimet rezultoi se administratori i hotelit, Fatos Deliu, ka aplikuar në vitin 2010 pranë ALUIZNI-t me vetëdeklarimin për legalizimin e objektit të tij (hotel) me 2 kate.
Por, në dosjen që gjendet pranë ALUIZNI-t, ky vetëdeklarim gjendet me 8 kate.
Sipas prokurorisë është lehtësisht e verifikueshme se ka pasur falsifikim të dokumentit të vetëdeklarimit, i cili fillimisht ishte deklaruar 2 kate pa leje për të cilat kërkonte legalizimin, ndërkohë që në dosjen e ALUIZNI-t gjendej një tjetër vetëdeklarim, por kësaj radhe me 8 kate.
Në këto kushte, shtetasi Fatos Deliu akuzohet për “fallsifikim të dokumentave”. Nga hetimi ka rezultuar se këtë falsifikim, ky shtetas e ka realizuar me ndihmën e specialistit të ALUIZNI-t, Indrit Gjuzi, i cili ka plotësuar dhe përfshirë në dosje, në mënyrë të kundërligjshme, dokumentin e fallsifikuar të administratorit të hotelit.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO