Legjenda e futbollit shqiptar:
Jetoj me 170 euro në muaj

Legjenda e futbollit shqiptar:<br />Jetoj me 170 euro në muaj<br>
Legjenda e futbollit korçar dhe e Kombëtares, Teodor Vaso, nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”, ka bërë publike kushtet e vështira të jetesës dhe problemet e shumta. Vaso tregon se jeton me pension 170 eurosh, një shifër që është e papërfillshme për një ish-lojtar të Kombëtares. Ish-mbrojtësi flet për padrejtësitë që janë bërë ndaj tij ndër vite.

POSTIMI I TEODOR VASOS

“Të nderuar dashamirësit e mi, të nderuar qytetarë dhe sportdashës. Jam i detyruar që pas shumë vitesh t’iu paraqes ju për njohje ndodhitë dhe problemet e mëposhtme. Jetoj me pension 170 euro, sepse në vitin 1996, si arsimtar me shkollë të lartë, më pushuan nga puna pa asnjë motivacion dhe pensioni më doli më i ulët se kolegët e mi trajnerë dhe mësues.
Bëj të ditur që jam i vetmi në Shqipëri si mësues dhe trajner, me 46 ndeshje ndërkombëtare, 20 prej tyre me ekipin kombëtar që marr këtë pension. Me vendim të Këshillit të Ministrave, që del çdo vit, ju është akorduar pension i veçantë shumë bashkë kolegeve të mi. Dokumentat për këtë çështje paraqiten në këshillin e qarkut të çdo qyteti përkatës.
Dokumentat e noterizuara duhet të vërtetojnë meritat e veçanta, si tituj, medalje etj. Ju lutem dashamirësve të lexojnë me kujdes kalvarin e një historie të pabesueshme, jo për akordimin e PENSIONIT, por për mënyren anti-zyrtare që është ndjekur për një figure sportive kombëtare të nivelit ndërkombëtar.
Para pak kohësh, kryetarja e Qarkut të Korçës, Irena Nika, nuk dënjoi të pranonte dokumentat përkatëse, megjithëse kishte dhe është detyrim zyrtar. Tha kam 300 të tilla.

Me rastin e 100–vjetorit të shoqërisë ‘Vllazëria’, Këshilli i bashkisë Korçë aprovoi për 26 personalitete të sportit korçar “EMBLEMA E ARTE E QYTETIT”, klubi shumësportësh në foton e publikuar për medaljen në fjalë, nxorri 21 personalitete.
Më pas, nga fotoja në muzeun e klubit, e hoqi foton e Teodor Vasos, duke e retushuar me të trajnerit të volejbollit, Pandi Gëllçi, me merita të veçanta, megjithëse komisioni i klubit nuk e kishte propozuar.

Në vendimin e Këshillit të Qarkut, me medaljen që nuk janë në foto, jane dhe Ilia Teneqexhi, Jovan Melka, Sotiraq Dhamonica, Artur Kreka, Rafail Dishnica, retushimi vazhdoi me veprime të tjera, duke mos lajmëruar kur personalitete shtetërore kanë bërë takim me sportistë, i tillë ishte dhe kur ish-presidenti Bamir Topi bëri takim e ndau tituj në një rast feste dhe pyeti: ‘Ku e kini T.VASON’, e i thanë është lajmëruar, por nuk ka ardhur. Për këto e të tjera si këto, kam vazhduar që t’i bëj prezent tek autoritetet përkatëse, por nuk marr përgjigje.

Kështu, Emblemën e Artë me vendimini e Këshillit të Bashkisë, e heq nënpunësja Tatjana Marashi, sikur të jetë vetë Këshilli Bashkiak.
Meqënëse shumë dashamirës apo sportdashes nuk kanë njohje, duhet të bej të ditur. Sipas vlerave që duhet të kenë kërkuesit apo ato që emërtesat i kërkojnë për merita të veçanta po e cilësoj.

Jam njëri nga 5 sportistët më të mirë të vitit 1968 në përbërje të ekipit Kombëtar të FUTBOLLIT shqiptar për rezultatin e jashtëzakonshëm në barazimin 0-0 me kampionen e botës, RF Gjermane. Më 17.12.1967 jam cilësuar ndër 11-të më të mirët të futbollit shqiptar, në 55- vjetorin e futbollit tonë, të botuar në gazetë. Jam cilësuar futbollist i shekullit të Korçës në vitin 1998.

Po këtë vit jam dekoruar me medaljen E ARTE për merita të shquara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit më 1998. Këshilli Bashkiak i Korçës me vendimin e tij, me akordoi “EMBLEMA E ARTË E QYTETIT”. Kam bërë 46 ndeshje ndërkombëtare, nga këto 20 me ekipin përfaqësues (Kombëtaren), si lojtari me më shumë ndeshje të futbollistëve korçare, sipas statistikave zyrtare të botuara. Me respekt dhe nderime
”!
Gjatë karrierës së tij, legjenda korçare, është aktivizuar 18 ndeshje me Kombëtaren kuqezi, 3 me Skënderbeun dhe 15 me Partizanin. Teodor Vaso ka shënuar 26 gola, edhe pse roli i tij ka qenë qendërmbrojtës.

a.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron