Legjenda e muzikës italiane, Mogol në skenën e ‘Petro Marko’ në Vlorë

Një nga tekst shkruesit më të mëdhenj italianë, Mogol bashkë me aktorin Alessandro Preciozi dhe këngëtarin Gianmarco Caroccia sollën një shfaqje të jashtëzakonshme në Teatrin Petro Marko të Vlorës.

Këngë hit te muzikës italiane, me një performancë te shkëlqyer morën duartrokitjet e publikut.

Artisti i kinematografisë italiane, Alesandro Preciozi që në skenë u ngjit dhe si këngëtar u shpreh për mediat se është ndjerë i mrekulluar në Vlorë.

“Është hera e parë që unë vij në Vlorë dhe Shqipëri. Kam shëtitur dhe kam takuar njerëz që janë të bukur. Ardhja këtu është një mundësi shumë e mirë. Si u ndjeva në skenën e teatrit të Vlorës?! Jam admirues i Mogol dhe është  një  emocion i bukur dhe këngët më sjellin një gëzim. Vlora është e bukur e unë do të vij përsëri në Vlorë, e cila ngjason me Rio de Zhaneron.’- tha Preciozi.

Këngët hit të muzikës italiane , kanë bërë që Mogol të qëndrojë përgjatë gjithë kohës në skenë duke prezantuar tekstet e shkruara në vite. Mogol është ndjerë i vlerësuar nga publiku në sallë ndërsa në fund është nderuar  nga bashkia Vlorë me titullin "Mirënjohje e qytetit të Vlorës".

Koncerti u organizua nga biznesmeni vlonjat Sinan Idrizi, Konsullata Italiane dhe Bashkia Vlorë.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen