Trajneri i cili revulucionoi futbollin në Itali dhe jo vetëm, duke drejtuar si kombëtaren 'axurre' ashtu edhe Milanin historik, Arrigo Sacchi, ishte sot në Tiranë ku edhe u ndal të fliste për Europianin. I pyetur për shortin ku Italia bën pjesë bashkë me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë, ai u përgjigj:
“Nuk kishte ku të shkonte më keq për Italinë (qesh). Por, e merituar, sepse ishim në vazon e fundit. Nëse mendojnë se do të jetë një ndeshje e thjeshtë, do ta paguajnë. Për fat të keq jemi mbrapa, sepse na iku një trajner dhe erdhi një tjetër, që gjithsesi është i zoti,"-u shpreh ai.
Sacchi nuk e kurseu një këshillë për Shqipërinë që merr pjesë për herë të dytë në Europian.
“Të luajë pa frikë. Të provojë të luajë futboll si skuadër, jo me individë. Sekreti i futbollit është ky: një për një bën gjithmonë një. Por, një për 11 bën 11. Kjo bën ndryshimin. Milani im luante si ekip, në mbrojtje dhe në sulm. Luanim kompaktë,”-tha ai.
Sacchi nuk preferoi të bënte një parashikim të saktë për ndeshjen Shqipëri-Itali, e para në Europian për kuqezinjtë që luhet më 15 qershor.
“Të fitojë ai që e meriton. Për mua, një fitore pa meritë nuk është fitore. Është e drejtë që të fitojë skuadra që do të luajë më mirë,”-deklaroi ai.
Për Sacchi-n nuk janë vetëm Franca dhe Anglia pretendentët kryesorë për të fituar Europianin.
“Europiani luhet në Gjermani dhe duhet bërë kujdes. Gjermanët janë gjermanë...,”-tha ai.
Arrigo Sacchi ishte në Tiranë për të njoftuar çeljen e ekspozitës së Paolo Rossi-t, një ish-futbollist dhe tani legjëndë e Italisë që në të kaluarën ka udhëhequr ‘axurrët’ drejt fitimit të Botërorit.
Ne.k./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
41.6%
-
I keq
20.8%
-
As i mirë as i keq
37.6%
Vota total: 101
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mancini pendohet për largimin nga Italia: Ndikuan paratë arabe, doja Kupën e Botës
28 Nëntor, 15:36
-
Renditja e re në FIFA/ Kombëtarja në vendnumëro, mbetet e 65-ta në botë! Kosova shkruan historinë, ndodhet e 99-ta
28 Nëntor, 14:06
-
VIDEO/ Kombëtarja uron Ditën e Flamurit, Sylvinho flet shqip: Gëzuar Shqipëri
28 Nëntor, 13:11
-
Sylvinho e ka ‘harruar’, trondit Cristian Shpendi: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë
28 Nëntor, 08:27
-
Pamje me dron/ Në pritje të gjykatës, Italia mban hapur kampin e Gjadrit! Largohet një numër i vogël punonjësish
25 Nëntor, 13:27
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
I doli emri si trajner te Inter Miami, Sylvinho tregon të ardhmen: Më vjen keq për rezultatin e fundit me Shqipërinë
22 Nëntor, 08:49
-
Beckham zgjedh Sylvinhon, trajneri i Kombëtares ka mundësi për të stërvitur Lionel Messin! Në lojë edhe Xavi
21 Nëntor, 15:38
-
'Sylvinho la për të dëshiruar, Kombëtarja ekip mendjemadh', Ditmar Bicaj për Report TV: Duhen emra të rinj, disave ua veshim fanellën me zor
21 Nëntor, 13:10
-
Kombëtarja duhet të 'fshijë' vitin 2024, pësuam shtatë humbje dhe 15 gola
21 Nëntor, 11:19
-
Shorti i kualifikueseve të Kupës së Botës, Kombëtarja rrezikon përballjen me Serbinë ose Kosovën
20 Nëntor, 20:55
-
Dështimi i Kombëtares, Eduard Prodani në Report TV: FSHF është përgjegjëse, sukseset e ekipit s'lidhen me Dukën! Dënimi i Kosovës? UEFA të vendos litarin po ule kokën
20 Nëntor, 19:54