Legjenda Totti letër lamtumire
“Më lejoni të kem frikë” /VD

Legjenda Totti letër lamtumire<br />“Më lejoni të kem frikë” /VD

Legjenda e futbollit Italian, Francesco Totti, është larguar përfundimisht nga ekipi I Romës dhe nga futbolli.
 
Kapiteni legjendar, nuk ka pranuar të luajë me asnjë skuadër tjetër përveç Romës qw prej 1992.
 
Një ndarje kjo e dhimbshme për Tottin i cili ka shkruajtur një letër dedikuar tifozëve dhe familjes së tij.
 
Letra e plotë e Tottit drejtuar të gjithëve.
 
Faleminderit, Roma.
Faleminderit nënës dhe babait tim, vëllait tim, farefisit dhe miqve të mi.
Faleminderit gruas dhe tre fëmijëve të mi.
Desha ta nis nga fundi, nga lamtumira, sepse nuk e di nëse do të jem në gjendje t’i lexoj këto rreshta.
Është e pamundur që t’i përfshish 28 vite në disa fjali.
Do të dëshiroja ta bëja me një këngë ose poemë, por nuk mund të shkruaj.
Gjatë viteve, jam përpjekur ta shpreh veten me anë të këmbëve, gjë që e kanë bërë gjithçka më të thjeshtë për mua që kur isha isha fëmijë.
Kur jemi te fëmijëria, mund ta gjeni cila ishte lodra ime e preferuar? Një top, padyshim! Dhe akoma është edhe sot.
Vjen koha gjatë jetës kur rritesh, kështu më kanë thënë dhe kështu ka vendosur koha.
Koha e mallkuar.
Më 17 qershor 2011, të gjithë do të donim që koha të rridhte më shpejtë.
Nuk mund të prisnim ta dëgjonim gjyqtarin duke bërë fishkëllimën e fundit
Akoma kam rrëqethje kur e kujtoj atë çast.
Sot, ka ardhur koha që të më rrihni shpatullën dhe të më thoni:
“Duhet të rritemi. Sepse nesër do të jesh një i rritur. Hiqi këto pantallona të shkurtra dhe këto këpucë, sepse duke filluar nga sot, je një burrë. Nuk mund ta shijosh më aromën e barit, diellin në fytyrën tënde teksa shkon drejt golit të kundërshtarit, adrenalinën që të konsumon, gëzimin e festës”.
Në muajt e fundit, e kam pyetur veten pse po më hiqet kjo ëndërr.
Imagjinoni sikur jeni një fëmijë duke ëndërruar, ndërsa nëna juaj ju zgjon për të shkuar në shkollë.
Dëshironi të vazhdoni ëndrrën, përpiqeni t’i ktheheni ëndrrës, por nuk mundeni më.
Këtë herë, nuk është ëndërr, por realitet.
Dhe unë nuk mund t’i kthehem më ëndrrës.
Dua t’jua dedikoj këtë letër të gjithë juve, të gjithë fëmijëve që më kanë mbështetur.
Fëmijëve të të djeshmes, të cilët janë rritur dhe janë bërë prindër, dhe fëmijëve të të sotmes, të cilët ndoshta bërtasin, “Totti gol”.
Do të më pëlqente të mendoja se për ju, karriera ime është bërë një përrallë për tu kaluar.
Tani vërtet ka marrë fund.
Po e heq atë fanellë për herë të fundit.
Do ta palos, edhe pse nuk jam i gatshëm të them ‘mjaft’ dhe ndoshta kurrë nuk do të jem.
Më falni që nuk jap intervista dhe nuk i sqaroj mendimet e mia, por nuk është lehtë të heqësh dorë.
Kam frikë. Nuk është e njëjta frikë që ndjen kur je përpara portës duke ekzekutuar një penalti.
Këtë herë, nuk e shoh se si duket e ardhmja përmes vrimave të rrjetës.
Më lejoni të kem frikë.
Këtë herë, jam unë ai që kam nevojë për ju dhe dashurinë që ma keni treguar gjithmonë.
Me mbështetjen tuaj, do t’ia dal ta kthej faqen dhe ta fus veten në një aventurë të re.
Tani, është koha që t’i falënderoj gjithë bashkëlojtarët, trajnerët, drejtorët, presidentët dhe të gjithë ata që kanë punuar me mua gjatë kësaj kohe.
Për tifozët dhe “Curva Sud”, një dritë udhëzuese për të gjithë romakët dhe romanistët.
Të lindësh romak dhe romanist është një privilegj.
Të jesh kapiten i skuadrës është një nder.
Ju jeni dhe gjithmonë do të jeni familja ime. Nuk do t’ju argëtoj më me këmbët e mia, por zemra ime do të jetë gjithmonë këtu me ju.
Tani, do të shkoj poshtë shkallëve dhe do të hyj në dhomën e zhveshjes që më ka pritur si fëmijë dhe tash po largohem si burrë.
Jam krenar dhe i lumtur që ju kam dhënë 28 vjet dashuri.
Ju dua.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës