Legjionarët shënojnë gola, Bakaj dhe Vila bomberat shqiptarë në Europë

Legjionarët shënojnë gola, Bakaj dhe Vila bomberat shqiptarë në Europë
Emiljano Vila shënoi në minutën e 58-të për PAS Janinën, por një gol i Jalusis në të 90+1’, i mohoi fitoren e shumëkërkuar të skuadrës janinjote, në barazimin 1-1 ndaj Ergotelisit, ndaj një kundërshtari që e mbylli takimin me nëntë lojtarë.

Mesfushori durrsak, një nga lojtarët tashmë të preferuar të trajnerit Anastasiadhis, është shndërruar në lojtarin kyç të PAS Janinës, pasi me dy golat e tij në dy ndeshjet e fundit – përfshirë edhe të në fitoren 2-1 kundër Ksanthit, po jep një kontribut të çmuar në shpëtimin e sezonit të “Ajaksit të Epirit”. Vila ka shënuar 3 gola për skuadrën e tij të dytë të tretë të huaj, pas dy kroatëve, Dinamo dhe Lokomotiva e Zagrebit. Pas 26 javësh, PAS Janina ndodhet në vendin e 11-të me 29 pikë. Kampionati grek ka 16 skuadra.

Elis Bakaj shënoi golin e parë me fanellën e Cernomertes Odesa në Ukrainë, fitoren 2-1 kundër Vorsklës, e ku ishin të pranishëm katër lojtarë të Kombëtares shqiptare: Elis Bakaj dhe Kristi Vangjeli për Cernomorets dhe Armedn Dallku dhe Ahmed Januzi për Vorskla Poltavën.

Për më tepër, që në atë ndeshje asistoi edhe një tifoz i veçantë, pikërisht trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi. Matosh shënoi i pari për Çernomorets në minutën e 8-të, por Selin barazoi për Vorsklën në të 51’. Ndërkohë që Kristi Vangjeli u zëvendësua në minutën e 48-të, Elis Bakaj hyri në lojë si zëvendësus i Balashov në minutën e 68-të. Tetë minuta më pas, ish-mesfushori i Dinamos së Tiranës dhe i Dinamos së Bukureshtit, shënoi golin e fitores për Çernomorets. Në atë takim, Vangjeli dhe Dallku u ndëshkuan me karton të verdhë.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Kukës, fshati Çajë pa rrugë, në kërkim të turizmit malor! Kryebashkiaku: Presim fonde nga qeveria për rrugën

Kukës, fshati Çajë pa rrugë, në kërkim të turizmit malor! Kryebashkiaku: Presim fonde nga qeveria për rrugën