Serie AItali zhvillon këtë fundjavë raundin e 22-të. Të shtunën titullarë me ekipet e tyre ishin dy nga legjionarët kuqezi, Ardian Ismajli dhe Ylber Ramadani.

Në humbjen 6-0 të Torinos kundër Comos, Ismajli luajti vetëm 21 minuta lojë. Mbrojtësi i Torinos dhe Kombëtares u lëndua në kavilje dhe nuk mundi të vijonte garën, duke i lënë vendin Maripan. Kjo situatë vjen në një kohë kur Kombëtarja po përgatitet për fazën play-off në Kupën e Botës dhe trajneri Sylvinho kërkon t'i ketë gjithë emrat në dispozicion. Për t'u theksuar se Ismajli pak javë më parë ishte rikthyer nga një lëndim.

Ndërkohë, Lecce barazoi 0-0 kundër Lazios. Serie A shpalli Ylber Ramadanin "Njeriun e Ndeshjes" për këtë takim. "Maratonomaku" kuqezi ka bërë mirë këtë sezon, teksa është ndër futbollistët që ka bërë më shumë kilometra në elitën e futbollit në Itali.