Lehne: Veriut të Kosovës
t'i jepet autonomi
Dialogu teknik ndërmjet Beogradit e Prishtinës duhet të bëhet më shumë politik dhe lypset të orientohet në çështjen e autonomisë për veriun e Kosovës, ka deklaruar eksperti i Fodnacionit “Karnegi Evropa”, Shtefan Lehne. I cili edhe ka qenë i ngarkuar për Ballkanin i ish përfaqësuesit të lartë të BE, Havier Hoslava.
PRISHTINE- Në një intervistë të gjatë për gazetën “Politika” të së martës, Lehne ka thënë se “ndonëse dialogu i deritashëm teknik ndërmjet Beogradit e Prishtinës ka qenë produktiv, për tu arritur përmirësim i konsiderueshëm i raporteve është i domosdoshëm një proces më i madh dhe më ambicioz politik”. Në këtë rrafsh ai propozon që negociatat të orientohen në çështjen e autonomisë për veriun e Kosovës dhe që BE urgjentisht ta caktojë të ngarkuarin e posaçëm i cili do ta drejtonte këtë proces.
“Veriu i Kosovës do të duhej të ishte temë e rëndësishme e një dialogu të tillë, por jo edhe e vetmja. Qasja e gjer do të kontribuonte në shanset më të mira për balancimin e interesave të palëve të ndryshme. Procesi do të duhej të nis së shpejti por do të duhet të ketë fazën përgatitore të diplomacisë trajekteve ndërmjet Beogradit, Prishtinës dhe veriut të Kosovës”, ka thënë Lehne.
Sipas fjalëve të tij esenca e autonomisë destinuar veriut të Kosovës duhet të negociohet.. “Në vend që të merret cilido model nga ndonjë pjesë e botës, marrëveshja duhet t’i adaptohet situatës në veri të Kosovës.
Është e domosdoshme të gjendet baraspesha midis dëshirave të popullatës lokale që ta drejtojnë fatin e vet dhe faktit se ky rajon edhe ë tutje do të jetë pjesë e Kosovës dhe do të duhej të kishte lidhje të domosdoshme me autoritetet në Prishtinë”, konsideron Lehne.
Duke folur mbi shpalljen e zgjedhjeve lokale serbe në veri të Kosovës, Lehne ka thënë se e konsideron kundërthënëse që Beogradi vazhdimisht po i referohet respektimit të Rezolutës 1244 e që “njëkohësisht po punon në kundërshtim me këtë rezolutë duke i shpallur zgjedhjet në Kosovë”.
Ai ka cekur se “opsioni i cili gjithashtu do të mund të shqyrtohet është që një trup ndërkombëtar, sikurse është bie fjala
OSBE, të organizojë zgjedhjet lokale si masë e përkohshme speciale, derisa nuk arrihet marrëveshja mbi veriun e Kosovës”
/rg/shqiptarja.com/
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7528
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56