Numri i bizneseve dhe abonentëve familjarë që kanë përfituar nga skemat lehtësuese të OSHEE është rritur ndjeshëm gjatë muajit tetor. Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që prej tetorit kur filloi zbatimi i skemës së re, janë 2097 subjekte biznesi që kanë firmosur aktmarrëveshjet me kompaninë, ku 1459 prej tyre kanë përfituar reduktimin e vlerës së kamatë vonesës në masën 50% duke paguar plotësisht detyrimin e mbetur.
Ndërkaq, abonentët familjarë vazhdojnë të shfrytëzojnë mundësinë e futjes në skema të shlyrjes me këste të borxheve të prapambetura. Në një muaj janë firmosur 8025 aktmarrëveshje prej abonentëve familjarë. 4849 prej tyre kanë mundur të përfitojnë uljen me 70% të vlerës së kamatë vonesës duke e shlyer plotësisht detyrimin ndaj OSHEE-së.
OSHEE nëpërmjet një njoftimi për shtyp i bën thirrje debitorëve familjarë dhe bizneseve, të shfrytëzojnë mundësinë e pagesës me këste dhe të uljes së kamatës nga 50 deri në 70%.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com