Lehtësohet Evropa nga zgjedhja
e presidentit austriak Van der Bellen

Lehtësohet Evropa nga zgjedhja<br />e presidentit austriak Van der Bellen
Europa e priti e lehtësuar lajmin e fitores së liberalit Alexander Van der Bellen në zgjedhjet presidenciale të Austrisë, pas numërimit të votave të dërguara me postë. Van der Bellen garonte si i pavarur, por me mbështetjen e fuqishme të të gjelbërve arriti të siguronte drejtimin e vendit, edhe me avantazhin tmerrësisht të ngushtë prej vetëm një pikë përqindje ndaj rivalit të ekstremit të djathtë Norbert Hofer. 

Populistët e djathtë për pak do ta kishin marrë presidencën austriake, e një skenar i tillë mbolli jo pak shqetësim në radhet e BE-së. E gjithë Europa mori frymë lirisht, citohet të ketë thënë ministri i Jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier. 

Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck e përshkroi Van der Bellen si “një europian të bindur” që do të punojë për një BE të bashkuar e më të fuqishme. Ministri çek i Mbrojtjes, Martin Stropnicky, anëtar i partisë së qendrës ANO, e përshëndeti edhe ai këtë zhvillim duke e cilësuar një “fitore të rëndësishme për Europën”. 

Hofer i Partisë së Lirisë nga ekstremi i djathtë e kishte mbështetur fushatën e tij mbi platformën kundër emigrantëve, pasi Austria pranoi në 2015-n refugjatë nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika. 

Presidenti i zgjedhur, në fjalimin modest të fitores sqaroi se objektivi i tij në këtë post do të jetë shndërrimi në një partner konstruktiv të qeverisë federale dhe parlamentit, në mënyrë që gjatë këtyre viteve, populli i Austrisë të ndihet më i qetë dhe njerezit të mund të thonë: “fëmijët e mi do të kenë një të ardhme të mirë”.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar