Lehtësim lëvizjeje në kufirin Shqipëri-Kosovë, kontrolle rastësore 1 ditë para ditës së Pavarësisë! Marrëveshja u firmos dje

Në mbledhjen e ditës së djeshme të 2 qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, u vendos që në kufirin mes dy vendeve do të ketë lehtësim qarkullimi sidomos pikën kryesore të kalimit të dy vendeve tona, në Morinë.

Dy ministritë e Brendshme kanë rënë dakord për një sistem monitorimi të pikave doganore me kamera pa kontrolle fizike duke e bërë kufirin krejtësisht fluid. Një sistem kamerash do të vendoset në kufi dhe qarkullimi do të bëhet pa ndalim.

Lëvizja do të jetë edhe më e lirshme dhe pa procedura në raste festash kur ka fluks.

Qytetarët e Kosovës kane kaluar mëngjesin e se shtunës me procedure te përshpejtuar dhe kontrolle selektive në Morinë drejt Shqipërisë. Një ditë para Ditës së Flamurit policia kufitare ka marre udhëzime për të mos krijuar radhe e qëndrime te panevojshme ne kufi, duke lehtësuar kalimin e qytetareve te Kosovës drejt Shqipërisë. Kalimi për në Shqipëri nga Morina është vetëm tre minuta.

Masat lehtësuese erdhëm menjëherë pas mbledhjes se përbashkët te  dy qeverive ne Elbasan. Numri i qytetareve te Kosovës qe kaluan kufirin drejt Shqipërisë ishte për festen e pavarësisë .Me te shumte ishin grupe te  organizuara  institucioneve  publike te Kosovës të cilët udhëtojnë me autobusë por edhe mjeteve private.

Qytetarët e Kosovës me dhjetra autobuza dhe mjete private që në orët e hershme të mëngjesit të sotëm janë drejtuar për në Shqipëri për të qenë pjesë e festimeve  të ditës së Pavarësisë.Ata kanë kaluar me proçedurë të përshpejtuar në doganën e Morinës, një ditë pas mbledhjes së dy qeverive ku shpallën në Elbasan, lehtësimin e kalimit kufitar për festat e nëntorit. Qytetarët shprehen se ka zgjatur shumë pak deri në tre minuta proçedura në kufi dhe se nuk ka nevojë që të ketë kufij mes dy shteteve.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy