/ATSH/- Ndryshimet në projektligjin "Për Investime Strategjike në Republikën e Shqipërisë" synojnë të lehtësojë punën për cdo investitor vendas e të huaj me qëllimin strategjik, rritjes së vlerës së investimeve private, publike dhe ofron për herë të parë një model bashkëpunimi të shtetit dhe investitorëve privatë, përshpejton procesin administrativ të aplikimit dhe zbatimit të investimeve strategjike në Shqipëri.
Për herë të parë, p/ligji përcakton krijimin e Komitetit të Investimeve Strategjike si organ kolegjial pranë Këshillit të Ministrave që drejtohet drejtpërsëdrejt nga kryeministri, ndërsa AIDA përcaktohet si Sekretariat i Komitetit dhe një dritare unike.
Në p/ligj përcaktohen sektorët strategjikë si, energjetika, mineraret, transporti, infrastruktura, komunikimet elektronike, trajtimi i mbetjeve urbane, turizmi me strukturat turistike, bujqësia, zonat e lira ekonomike dhe zonat me përparësi zhvillimi.
Janë 17 cështje që kanë pësuar ndryshime dhe që lidhen direkt me lehtësimin e investitorëve, por dhe detyrojnë administratën të jetë shumë e shpejtë për të kaluar proceset burokratike në përgjigjet ndaj investitorëve, të jetë asistuese ndaj tyre gjatë të gjithë procesit teknik dhe administrativ.
Burime të ministrisë së Zhvillimit Ekonomik thonë se kriteret e përcaktimit të investimeve strategjike që konsiderohen si investime me interes publik, lidhen me vlerat e investimit, të cilat për sektorë të ndryshëm, kanë vlera të ndryshme për shkallën e produktivitetit, vlera e shtuar e investimit, hapja e vendeve të reja të punës, prioriteti ekonomik sektorial, zhvillimi ekonomik rajonal dhe lokal.
Gjithashtu, përmirësimi i standardeve për prodhimin e mallrave, ofrimit të shërbimeve, teknologjive të reja, synojnë rritjen e konkurrueshmërinë dhe efektivitetin e investimit; rritja e nivelit të përgjithshëm të sigurisë dhe cilësisë së jetës së qytetarëve, mbrojtja e mjedisit dhe konsumatorit.
Sipas shkallës së investimeve strategjike, p/ligji përcakton dy procedura: të asistuar dhe të veçantë, të cilat synojnë sigurinë juridike për cdo investitor strategjik.
Qëllimi kryesor i ndryshimeve në ligjin "Për Investime Strategjike në Republikën e Shqipërisë" lidhet me investimet dhe punësimin.
Në dy vitet e fundit investimet e huaja krahasuar me 10 vite më parë, kanë nisur rritjen dhe në 2014-tën arritën në vlerën e 1 miliardë usd, duke zënë 20.9% të PBB-së. Në vitin 2005 investimet e huaja ishin rreth 33% të PBB, ndërsa u ulën në 20.7% të PBB në vitin 2013.
P/ligji gjithashtu forcon aspektin administrative kundër cdo vonese të administratës publike, pasi përcakton sanksione ndaj saj për cdo vonesë kundrejt investitorëve vendas apo të huaj, duke u dhënë AIDA-s të drejtën e vendosjes së gjobës mbi punonjësit e administratës publike që sjellin vonesa dhe mosecje të projektit.
/Shqiptarja.com